LAJMI I FUNDIT:

Amazon instalon një sistem kamerash, për të parë nëse punëtorët e respektojnë distancën prej dy metrave

Amazon instalon një sistem kamerash, për të parë nëse punëtorët e respektojnë distancën prej dy metrave

Kompania e Amazon ka instaluar kamera të sofistikuara, për të parë nëse punëtorët po e respektojnë distancën prej dy metrave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjiganti i teknologjisë njoftoi të martën për një sistem kamerash, i cili përcjell punëtorët në kohë reale nëse ata i respektojnë udhëzimet.


Pajisja është e përbërë nga një aparat fotografik – monitor 50-inç, dhe një pajisje kompjuterike e cila përdor sensorë për të llogaritur distancat midis punonjësve.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme – kur një person ecë drejt objektit, monitori automatikisht tregon nëse ai po qëndron dy metra larg dikujt tjetër.

Qarqet me ngjyrë të gjelbër tregojnë se ai po respekton distancën, ndërsa qarqet me ngjyrë të kuqe e tregojnë të kundërtën. /Telegrafi/