Kontrata aktuale e brazilianit skadon në vitin 2012, ndërsa ai dëshiron që të zgjasë qëndrimin me Blaugranët sa më shumë që është e mundur.

“Nuk mund ta imagjinoj Alvesin pa Barcelonën”, u ka thënë 27-vjeçari gazetarëve, duke shtuar se po të varej vetëm nga ai, gjithçka do të ishte kryer me kohë, porse gjërat varen nga të dyja palët.


“Ndjehem shumë i vlerësuar nga skuadra dhe klubi. Nga ana ime, unë mundohem të punoj sa më shumë çdo ditë, ashtu që ëndrra të bëhet realitet. Ëndrra dhe dëshira ime është që të vazhdoj me Barcën”, ka shtuar Alves. /Telegrafi/

telegrafi sport app