LAJMI I FUNDIT:

Alternativa: Anulimi i seancës “Titanik 2”, dëshmi për korruptimin e skajshëm të sistemit gjyqësor

Alternativa: Anulimi i seancës “Titanik 2”, dëshmi për korruptimin e skajshëm të sistemit gjyqësor

Partia opozitare Alternativa, ka reaguar në lidhje me lajmin se seanca e rastit “Titanik 2” është shtyrë në mënyrë që kjo lëndë të vjetërohet.

Nga Alternativa thonë se “kjo është dëshmia më e saktë jo vetëm për korruptimin e skajshëm të sistemit gjyqësor, por edhe arsye absolute që të pranohet propozim-amendamenti kushtetues i Alternativës që lëndët e korrupsionit politik të mos mund të vjetrohen asnjëherë”.

Gjykata e Apelit anulon seancën për “Titanik 2”, Mijallkov shpëton nga akuza
Lexo po ashtu Gjykata e Apelit anulon seancën për “Titanik 2”, Mijallkov shpëton nga akuza

Nga partia Alternativa thonë po ashtu se: “Lënda e Mijallkovit është peshqesh edhe për ministrin e Drejtësisë, i cili akoma nuk është deklaruar për propozimin tonë për luftën kundër korrupsionit politik”.


Duke mos dëshiruar që ky vendim të jetë pjesë e pazareve për krijimin e shumicës për ndryshime kushtetuese, Alternativa shton gjithashtu “se nëse korrupsioni politik është mjet për agjendën eurointegruese, kjo flet se ka perënduar ëndrra europiane e këtij vendi”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Lajme
Kalo në kategori