LAJMI I FUNDIT:

Allegri për penalltinë e anuluar të Fiorentinës: Gjyqtarët janë shumë më të kujdesshëm me imazhet televizive

Allegri për penalltinë e anuluar të Fiorentinës: Gjyqtarët janë shumë më të kujdesshëm me imazhet televizive

Juventus ka arritur fitore mbrëmë kundër Fiorentinës në kuadër të Serie A.

Kjo ka bërë që pas një kohe të gjatë kampionët aktual italian të marrin primatin në Itali.

Pas takimit ka folur edhe trajneri i bardhezinjve, Max Allegri ku ka komentuar edhe anulimin e penaltisë për violat pasi e shikoi rastin përmes VAR-it gjyqtari Marco Guida.


“Penaltia? Isha vetëm duke e pritur vendimin e gjyqtarit. Ai është që vendos dhe ndodhin raste të tilla. Ishte një rrugë e gjatë, por për fat të mirë dënimi u anulua. Pas kësaj, filluam të mbrohemi më mirë”.

“A e kam kuptuar vendimin e gjyqtarit? Nuk ishte i qartë, fillimisht mendova se u shkaktua faull. Gjyqtarët tregohen shumë më të kujdesshëm përmes imazheve televizive”, tha trajneri italian.

“Çelësi kryesor kundër Tottenhamit do të jetë Bernardeschi? Ne do të shohim, por së pari duhet të shikojmë nëse do të arrijnë të shërohen të lënduarit. Duhet të jemi të kujdesshëm. Spurs kanë teknikë të shkëlqyeshme, por ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë më të vështira. Ne duhet të luajmë më mirë”, tha Allegri.

Theksojmë se takimit mes italianëve dhe anglezëve do të zhvillohet ditën e martë në Juventus Stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Premier League

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

La Liga
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori