Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është një nga kandidatët kryesor që mund ta zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin në Manchester United.

Pas pesë titujve radhazi në Serie A si trajner i Juves, ai u zëvendësua nga Maurizio Sarri.


Sipas Daily Mail, Allegri po kërkon një sfidë të re jashtë vendit.

ancelotti allegri e1575030458910

Gazeta pretendon se ai mund të kthehet më shpejt se sa që e ka paralajmëruar kthimin dhe United është klubi me të cilin ka kontakte.

Man Utd aktualisht po kalon një moment të vështirë në Ligën Premier dhe janë në vendin e pestë në renditje me pesë pikë pas Chelseat, i cili aktualisht zë vendin e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Pas vetëm dy fitoreve nga gjashtë ndeshjet e fundit, puna e Solskjaer është vënë në dyshim dhe Allegri shihet si ideal për Djajtë e Kuq.

allegri  

Marcello Lippi dhe Fabio Capello mësohet se e kanë mbështetur Allegrin dhe i kanë thënë ta pranojë punën.

Edhe Muuricio Pochettino është një nga kandidatët e mundshëm. /Telegrafi/