Raportimet e fundit që vijnë nga Italia, shkruajnë se Max Allegri do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, ndërsa kandidati më serioz shihet Carlo Ancelotti.

Një rinovimi i skuadrës parashihet te Juventusi pas humbjes së turpshme në shtëpi ndaj Real Madridi (3-0).


Sipas analistit Luca Momblano, Allegri ia ka konfirmuar skuadrës largimin dhe do të ndodh në qershor.

GettyImages 940428170 1 Massimiliano Allegri mund të largohet nga Juventusi në qershor. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )

Corriere dello Sport shkruan se klubi ka shtatë kandidatë për trajnerë, përfshirë edhe Carlo Ancelottin.

Do të ishte një rikthim për trajnerin që dikur e kishte drejtuar Juventusin, para se të shkonte te klube si Milan, Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Bayern Munich.

GettyImages 823495558 Carlo Ancelotti mund të kthehet në Itali . (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)

Ancelotti aktualisht është i papunë pas largimit të tij nga Bayerni, i cili sapo ka refuzuar kombëtaren italiane.

Ai ka thënë më herët që nuk do të kthehet aty ku ka punuar dhe kjo deklaratë ndoshta e përfshinë edhe Juventusin. /Telegrafi/

telegrafi sport app