LAJMI I FUNDIT:

Allegri anashkalon Ronaldon: Messi është teknikisht lojtari më i mirë në botë

Allegri anashkalon Ronaldon: Messi është teknikisht lojtari më i mirë në botë
(Foto: Insider)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka anashkaluar Cristiano Ronaldon duke thënë se fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, është teknikisht futbollisti më i mirë në botë.

Superylli portugez nuk mori pjesë në ceremoninë e sivjetme të France Football, ndërsa ka pasur kritika të shumta ndaj organizatorit për dhënien e trofeut të shtatë individual për superyllin argjentinas.

“Ata e zgjodhën Messin dhe mund të themi se teknikisht, ai është lojtari më i mirë në botë, mirëpo nuk e di se ku e bazojnë gjykimin e tyre”, ka thënë Allegri në një konferencë për shtyp, citon Tuttomercatoweb.


CR7 ka luajtur një sezon nën urdhrat e strategut italian te Bianconerët, para se trajneri të largohej në vitin 2019.

Ndërsa pas kthimit të Allegrit te Zonja e Vjetër, Ronaldo u largua drejt Manchester Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori