Parisi, ky qytet plot jetë (artistike), prej kohësh e ka edhe një soprano të njohur shqiptare, e quajtur Alketë e skenës së madhe Parisiane! Dhe, të bësh emër artistik, në Paris, për dikë duket e pamundur dhe vetëm një ëndërr, kurse për Alketa Çelën, kjo tashmë është një realitet i bukur dhe i prekshëm.
Pra, ëndrra e dikurshme me sopranos Alketa Çela, është realizuar me plot sukses e ndjenja në qytetin e ëndrrave dhe të dritave, sikurse është Parisi, për të cilin thuhet se, “ndryshe shkon, e ndryshe kthehesh”. Ai, të magjeps dhe jo më kot, Parisi mban edhe këtë përshkrim “Shihe Parisin dhe vdis”, pastaj “ky qytet do të më vrasë” (me bukuri vj), “për të parë Parisin, nuk mjaftojnë vetë dy sy”, etj…
Intervistoi: Shaqir Foniqi
Alketa Çela, pikërisht në Paris, ka arritur të dëshmohet si një artiste e klasit dhe të manifestojë gjithë madhështinë, që afron muzika e shpirtit dhe e pasionit të devotshëm. Për sopranon e njohur, Alketë (mbretëreshë), muzika dhe arti, përgjithësisht është…jetë. Ndonëse, artistja kishte shumë angazhime skenike, ajo (si një mike), u tregua shumë e sinqertë dhe, përkundër dyndjes së kohës, gjeti kohë për këtë intervistë, të parë, për një portal shqip(tar) në Kosovë! E falënderojmë.
Fillimisht a mund të tregoni në vija të trasha, kush është Alketa Çela, si keni filluar dhe ku keni arritur në karrierën tuaj operistike, artistike?
Vij nga një familje e Jugut të Shqipërisë, ku Operën dhe Artet e ndryshme i ndiqnim me pasion. Jemi tri motra. Që e vogël kam pasur premisa për të kënduar si soliste nëpër festivale të ndryshme, ndonëse prindërit e mi nuk janë muzikantë. Zëri im ishte i lartë dhe shumë i qartë. Gjatë gjithë fëmijërisë isha shumë e vëmendshme, sa herë dëgjoja opera,duke u bërë gjithnjë e më kurioze për këtë Art misterioz, të mrekullueshëm dhe fisnik. I dëgjoja operat deri në fund pa u lodhur asnjë çast. Në moshën 15-vjeçare fillova liceun artistik, kurse progreset që bëja e forcuan orientimin tim drejt kantos. Fitova Akademinë e Arteve, ku teknika e zërit tim u bë më e thellë dhe më e sigurt. Në 1993, pas diplomës fillova koncertet dhe konkurset e para në këtë mjedis. Roli i parë në skenë (fal këtij konkursi të parë), ishte roli kryesor. Në vitet, në vazhdim isha soliste në Teatro të ndryshme, principalisht në Evropë me një repertor nga Cavalli tek Puccini, Strauss etj.
Që disa vite jetoni dhe krijoni në Paris, në një qytet ku prej kohësh janë vënë themelet e kulmeve të kulturës mbretërore. A e kishit vështirë të depërtonit në një metropol të tillë, aq më shumë kur dihet se vini nga një shtet i vogël, sikurse Shqipëria, por me shumë talent, të cilët kanë bërë emër anembanë botës?
Fillimisht, karrierën e fillova në Lyon, në Operën Nacionale me kontratë, si soliste për katër vite me radhë. Një Opera me një rrëzëllim artistik të madh në botë. Disa momente kanë qenë të mbushura me vështirësi, sepse ndryshimi ishte i madh në të gjitha drejtimet. Me partitura dhe role të ndryshme një sakrificë e çdo çasti. Vendi im ishte skena dhe gjerat e tjera më dukeshin
sekondare. Sinqerisht, ka pasur edhe padrejtësi, sepse në ketë mjedis gjuha nuk është vetëm muzikale. Unë kam një natyrë të fortë dhe optimiste. Me punën time këmbëngulëse, besoj se shumë shpejtë e fitova respektin dhe besimin. Isha shumë e lumtur që këndoja role nga Mozart deri tek muzika kontenporane në qytete të ndryshme duke filluar nga Parisi. Tashmë zëri i shkollës Shqiptare, nga e cila vijmë ne artistët e ndryshëm, sot në botë është i dëgjuar dhe pa kufi, duke tingëlluar si një mrekulli dhe magji!
Duket se Parisi ofron shumë për artistët, pavarësisht nga vijnë ata dhe, poashtu duket se artistët shqiptarë kanë gjetur një truall të mirë dhe e kanë arsyetuar besimin, natyrisht fal talentit, punës dhe përkushtimit?
Sigurisht, madje përsa kam lexuar dhe jam informuar, Parisi ka qenë foleja, liria, forma me mikpritëse e ekspresionit artistik. Piktorë, kompozitorë, poetë, muzikantë internacionalë, kanë ardhur këtu. Prandaj edhe artistët janë në kërkim të perfeksionit, me një përkushtim shumë serioz. Gjërat nuk fitohen lehtë. Artisti njihet më në fund, i cilësuar pas një disiplinë të madhe të artit të tij. Ja ku është diferenca, suksesi kështu vjen…
Kam parasysh këtu, Kadarenë, juve, Inva Mulën, Rexhep Mitrovicën, Angjelin Prelocajn, e figura të tjera. A do të thotë se edhe një popull i vogël mund t’i japë shumë kulturës evropiane?
S’ka asgjë pse vijmë nga një vend i vogël, ne kemi mundësi të mëdha, përse mos t’i shprehim, çdo artist shënon në mënyrë të shkëlqyer ekzistencën e tij në Artin Botëror, beson në rrugën e zgjedhur dhe është një shembull për gjeneratat e reja që bota sot ka ndryshuar, të besojnë thellësisht me një konviksion të madh në vetvete. Kur më folën për herë të parë këtu për Kadarenë, më folën për gjeninë e autorit, jo të përqendroheshin në vendin e vogël evropian. Angjelin Prelocajn e adhuroj shumë, për talentin e padiskutueshëm dhe forcën e sjellë në çdo koreografi. Shpresoj që artistët shqiptarë të vazhdojnë të jenë aktiv në jetën artistike evropiane.
Cilët kompozitorë ju flenë më shumë, dua të them cilat vepra të tyre i interpretoni më me ëndje?
Puccini, sepse kam një afinitet, viceral, natural me frazat dhe rolet që kam kënduar. Sapo filloj studimin e një roli ndihem në fazë me të. Kam zgjedhur edhe role që mbi të gjitha janë për zërin tim dhe jo rolet më dramatike të Puçinit. Deri tani kam kënduar Liu, Mimi,Tosca, Madama Butterfly, në të ardhmen Manon Lescaut. Giuseppe Verdi është gjithashtu një nga kompozitorët që preferoj, kam kënduar Traviata, Nanetta, Requiem. Jam duke përgatitur disa role Verdiane, shpresoj që do të keni rastin t’i dëgjoni ,sa më shpejt, nga unë, në Paris, në Prishtinë, apo në Tiranë!
Çka e bën komplete një soprano, qëndrimi në skenë, pjekuria artistike, puna, talenti?
Pak nga të gjitha këto, doja të thoja e para puna, kurioziteti, kërkimi i një niveli të lartë, zgjerimi i njohjeve, qëndrimi dhe respekti i partiturës, modestia me kolegët dhe stafin artistik.
Puna të bën më të sigurt në skenë edhe teknikisht,e lëre më artistikisht!
Keni ju ndonjë shembull idol?
Sopranon italiane Renata Tebaldi për zërin e saj të pastër, pa vibrato të tepërt, tjetër, për elegancën e frazave të saja. Gjithmonë them se ajo është një shembull për mua një, Diva e vërtetë. Callas Diva absolute e paharrueshmja. Callas për potencialin e saj, forcën dramatike. Për historinë e saj me pengesa dhe vështirësi, në fillim të karrierës së saj, sepse për të, asgjë nuk ishte e thjeshtë. Kishte një Un, ego dhe personalitet të fortë. Ja, dy sopranot nga të cilat Opera më duket Art i Shkëlqyeshëm.
Dukeni shumë e përkushtuar për artin. Cili është sipas jush definicioni për artin, si e kuptoni, ju atë?
Arti është formë e shkëlqyer ekspresioni, estetike, kreativiteti. Për mua, Arti është kërkim bukurie, i një stili, i një elegance. Një shkencë që e respektoj totalisht. Arti më mbush dhe me jep jetë të vërtetë!
Çka është për ju skena dhe publiku?
Skena është një spektakël i gjallë, i fortë që të lë mbresa të veçanta. Për mua që jam në skenë, është një eksperiencë e një dimension i veçantë. Në dy, ose tri orë opera, magjia e spektaklit të rrethon, të bën më të mirë akoma. Prova është që, bukuri të tillë e emocione të tilla mund ta sjelli vetëm spektakli ‘live’ me surprizat dhe fuqinë që ka. Më vjen kënaqësi kur spektakli është pritur me entuziazëm dhe duartrokitje të fuqishme. Nëse publiku është entuziast, ky është sukses i vërtetë për një artist. Në këmbim, ne dhurojmë pak lumturi dhe ca ëndrra.
A pajtoheni se arti “të mbush nga jashtë, por të vret nga brenda”?
Të plotëson shumë patjetër, sepse gjithë orët që studion një arie, një duet, një rol që mund të zgjasë shumë dhe ke parë dhe riparë partiturën, kur arrin në nivelin e duhur thua gjeniale, ja arrita asaj që kisha shpresuar, vendosur, këtu satisfaksioni është i madh. Po, të vret nga brënda, sepse kemi një profesion ku jemi gjithmonë të gjykuar, në rivalitet konstant, me sakrifica kolosale. Të punosh zërin për çdo rol është një investim i përhershëm, që do të thotë është një pjesë e madhe e jetës.
Si duket një e juaja artistike?
Që në fillimin e ditës eci pak në qytet, ndonjëherë bëj pak sport, ose vrapim në orët e para të mëngjesit. Ushtrime për frymëmarrje, vizualizim skenik, pikat më të vështira gjatë operës në partiturë, vokaliza. Pastaj, vjen dreka, çlodhja, vajtja në teatër. Qetësi para makijazhit, përsëri vokaliza dhe zgjerimin e zërit. Koncentrim i madh, regjisorja e skenës më thërret. Fillimi i shfaqjes. Atëherë jam Liu, Mimi, Donna Anna, Butterfly etj., në skenë, sipas rolit që do të interpretoj. Ja këto sa me të përmbledhura.
Thuhet se e bukura i mund të gjitha. E ndani dhe ju këtë mendim?
Shpirti duhet të jetë i bukur, kjo është thelbësore. Në artin tim kërkoj bukurinë e frazës, kuptimin e fjalës së kënduar nê mënyrë logjike në shërbim të muzikës, ndjeshmërinë. Dëshiroj të udhëheq linjën e kantos sa më estetike, me emocionin e duhur dhe jo të ekzagjeruar.
Si është jeta juaj jashtë kuintave?
Normalisht mundohem të mos flas e mendoj shumë për profesionin tim, të interesohem për plot gjëra të tjera që janë larg operës. Madje, ka dhe ditë të tëra qê s’këndoj. Është mirë për shëndetin e zërit dhe energjinë time. Bëj aktivitete të tjera në familje, vizitoj miq dhe të afërt. Gocat e mija janë akoma të vogla dhe duan kujdesin tim, çdo ditë. Shoqëroj të voglën në shkollë dhe bëj një ekzistencë sa më normale.
Sigurisht gjatë karrierës suaj të pasur keni marrë ndonjë shpërblim. Cilin do të veçonit, edhepse të gjitha e kanë rëndësinë e vet.
Gjithmonë pritja e zjarrtë e publikut është fitorja më e mirë. Do të veçoja konkursin që e kam fituar në Itali "Toti Dal Monte", ku mu dha rasti të këndoj rolin tim të parë në skenë Pamina. Ishte një konkurs me një pjesëmarrje të qindra kandidatëve. Ky rol i parë, më solli shumë besim në vetvete dhe në të ardhmen. Tjetër, çdo debutim i një roli është një arritje.
Në skenë dukeni si një Divë e vërtetë. Sigurisht kështu dukeni, jeni edhe në jetën e përditshme?
Pa ndryshim, një Diva me zemër të madhe!
A do t’iu trashëgojnë gocat tua në këtë art specifik dhe shumë fisnik?
Gocat kanë veshin muzikal dhe kulturë muzikale çdo ditë e më shumë të transmetuar nga unë dhe babai i tyre. Nëse ato dëshirojnë të orientohen në këtë art në jetë, ne do të jemi pranë tyre të parët për t’i mbështetur dhe udhëhequr në çdo hap. Jemi me fat që kemi dy goca të mrekullueshme!
Së fundmi ju kemi parë në Madama Butterfly, ku keni shkëlqyer. Cili do të jetë roli juaj i ri?
Po Madama Butterfly ështe roli që më priste me kohë, rol ky intensiv, jashtëzakonisht melodik dhe prekës. Roli im i ri do të jetë Manon Lescaut G.Puccini dhe Elisabetta Don Carlo, G. Verdi. Ndoshta ndërkohë do të kem një angazhim tjetër.
Pas një kohe të gjatë, mbase në dhjetor do të jepni një koncert në Tiranë, TOB. Për çfarë projekti bëhet fjalë?
Do të organizohet një Gala, ku do të jem Manon Lescaut dhe Madama Butterfly. Një takim mallëngjyes. Familja, miq dhe dashamirës, publiku shqiptar më pret atje pas 20 vjetësh. Mezi po e pres atë ditë (natë) artistike!
Po në Kosovë planifikoni diçka të tillë?
Me shumë dëshirë. Besoj se drejtuesit artistik në Kosovë do të lexojnë këtë intervistë dhe do të planifikojnë diçka. Neve kemi idenë dhe dëshirën e madhe, por duhet vetëm të realizohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë