LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Komuna e Ferizajt regjistroi viktimën e katërt nga COVID-19

Aliu: Komuna e Ferizajt regjistroi viktimën e katërt nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ngushëlluar familjet e dy viktimave që kanë humbur jetën sot si pasojë e virusit COVID-19.

Aliu ka thënë se Komuna e Ferizajt ka regjistruar katër viktima nga COVID-19, transmeton Telegrafi.


“Sot, dy ferizajas e humbën betejën për jetën duke u mposhtur nga virusi COVID-19. N.B dhe Sh. H humbën jetën sot në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt. Ferizaj regjistroi viktimën e katër nga COVID-19.Ju lutem, është koha e fundit që të shtohet kujdesi dhe të zbatohen në mënyre strikte masat mbrojtëse! Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

Vdesin edhe dy persona me COVID-19, shkon në 114 numri i përgjithshëm në Kosovë
Lexo po ashtu Vdesin edhe dy persona me COVID-19, shkon në 114 numri i përgjithshëm në Kosovë

Ndryshe, sot janë konfirmuar 119 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu në 5 mijë e 237 numri i personave të infektuar me COVID-19, në Kosovë. /Telegrafi/