LAJMI I FUNDIT:

Aliu jep lajmin e mirë për diasporën, nga 24 qershori hapen linja të reja të fluturimeve nga Prishtina në Zvicër

Aliu jep lajmin e mirë për diasporën, nga 24 qershori hapen linja të reja të fluturimeve nga Prishtina në Zvicër

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se po fillojnë fluturime të reja nga Prishtina, me çmime më të lira.

Sipas njoftimit të Aliut nga 24 qershori do të fillojnë fluturimet në destinacionet Prishtinë-Basel, Prishtinë- Gjenevë dhe anasjelltas.

Nga data 24 qershor fillojnë fluturimet në destinacionet Prishtinë – Bazel, kurse nga data 3 korrik në destinacionin Prishtinë – Gjenevë.


“Për herë të parë do të fillojë realizimi i fluturimeve në mes të Kosovës dhe Zvicrës me kriteret dhe kushtet e vëna nga shteti në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve, duke ofruar kështu orar të rregullt të fluturimeve, e në veçanti çmime të lira e më të volitshme. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka pranuar ankesa dhe kërkesa nga publiku që të gjendet një zgjidhje në lidhje me problemin e çmimit të lartë të biletave dhe përmirësimin e shërbimeve ajrore nga Kosova në Evropë dhe vendet tjera ku e kemi diasporën, veçanërisht për në Zvicër si destinacioni me frekuencën më të lartë të fluturimeve”, ka shkruar ai në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Drejtori i Qendrës Korrektuese në Smrekonicë: Faton Hajrizi nuk është arratisur, ai është larguar

Drejtori i Qendrës Korrektuese në Smrekonicë: Faton Hajrizi nuk është arratisur, ai është larguar

Drejtësi
Arratiset një i burgosur nga Burgu i Dubravës, Shërbimi Korrektues thërret konferencë për media

Arratiset një i burgosur nga Burgu i Dubravës, Shërbimi Korrektues thërret konferencë për media

Siguri
Rrëfimi i gruas zjarrfikëse, të vetmes në Kosovë

Rrëfimi i gruas zjarrfikëse, të vetmes në Kosovë

Siguri
Pesë qytetet me numrin më të madh të banorëve në Kosovë

Pesë qytetet me numrin më të madh të banorëve në Kosovë

Lajme
Jo temperaturat, por çmimet 'përvëluese' boshatisin plazhet në Shqipëri

Jo temperaturat, por çmimet 'përvëluese' boshatisin plazhet në Shqipëri

Lajme
Regjistrimi i popullsisë, Prishtina dhe Fushë Kosova me familjet më të vogla - mesatarja katër anëtarë

Regjistrimi i popullsisë, Prishtina dhe Fushë Kosova me familjet më të vogla - mesatarja katër anëtarë

Lajme
Kalo në kategori