LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Aktakuza ndaj meje nuk ka bazë ligjore, besoj që gjykata do të marr vendimin e duhur

Aliu: Aktakuza ndaj meje nuk ka bazë ligjore, besoj që gjykata do të marr vendimin e duhur

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është deklaruar para mediave pas përfundimit të seancës gjyqësore.

Aliu tha se deri sa ishte drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, e ka mbrojtur pronën publike.

Ai shtoi se pretendimet në aktakuzë nuk kanë bazë ligjore.


“Përfundoj seanca e sotme, ku nga mbrojtja u kundërshtua aktakuza dhe u kërkua që të hidhet poshtë. Ajo çka kemi bërë ne dhe unë si drejtuar e kam mbajtur interesin publik, në këtë rast në Prishtinë e re të ketë shkollë siç e parasheh plani. U prezantuan të gjitha provat që të jepet një leje duhet të bazohemi në plan dhe ne jemi bazuar në plan. Këto plane janë aprovuar nga Kuvendi Komunal dhe janë vërtetuar ligjërisht në organet që i parasheh ligji, dhe nuk ka mundësi tjetër që drejtoria e urbanizmit të jep leje ndryshe nga këto plane. Pretendimet e aktakuzës nuk ka bazë, ne kemi zbatuar ligjin dhe kemi mbrojtur pronën publike”, tha Aliu.

Ministri u shpreh optimist se gjykata do të merr vendimin e duhur.

Ndryshe, sipas aktakuzës, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori