LAJMI I FUNDIT:

Alibali: Kurti në Bruksel luajti poker, e mundi Vuçiqin me “blof”

Alibali: Kurti në Bruksel luajti poker, e mundi Vuçiqin me “blof”

Analisti Neritan Alibali, dekriptoi takimet në Bruksel të Kurtit dhe Vuçiçit në kuadër të planit për normalizimin e marrëdhënieve.

Alibali tha se kryeministri Kurti luajti poker, duke pranuar propozimin e BE-së dhe duke e mundur Vuçiqin me “blof”.

Ai shtoi se tashmë Kosova është në një pozitë më të mirë ndërkombëtarisht, pasi Borrell ka dal në plan të dytë dhe për normalizimin e marrëdhënieve merren personalisht liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.


“Kurti luajti poker me Vuçiqin. E mundi me blof, për ata që e njohin lojën e pokerit. Pse e them këtë? Kurti e vuri në vështirësi Vuçiqin përpara tre udhëheqësve të vendeve kryesore të Evropës. E sfidoi duke thënë “të vijë dhe Vuçiq pasi jam gati të firmos planin gjerman dhe marrëveshjen e Ohrit”, duke e nxjerrë në një pozicion bllokues”, tha Alibali në Euronews Albania.

Sipas tij, ka një ndryshim shumë të madh tani.

“Nëse Evropa përpara Banjskës i besonte Borellit dhe Lajçakut, përfaqësuesit të dy vendeve që nuk e njohin Kosovën, Lajçaku ka votuar kundër Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa Borrellit o duket Kosova si Katalunja dhe Kurti si shefi i separatistëve, tani janë drejtuesit e tre vendeve të BE-së që e kanë njohur Kosovën dhe 3 vendeve të fuqishme të G7, që po merren me normalizimin e marrëdhënieve”.

“Çështja është këtu që pozicioni i Kosovës është shumë më i mirë se çfarë ka qenë më përpara. BE hoqi Borrellin, armikun më të madh të Kosovës tani dhe i vendosi Kosovën dhe Serbinë në pozita të barabarta. Më përpara akuzohej Kosova dhe vetëm Kosova”, tha Alibali.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori