LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti takon ministrat e BE-së: Në RMV ka forca progresive që ruajnë orientimin proeuropian

Ali Ahmeti takon ministrat e BE-së: Në RMV ka forca progresive që ruajnë orientimin proeuropian

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka realizuar sot takim me ministrat e punëve të jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, të Çekisë, Jan Lipavsky dhe të Sllovakisë, Miroslav Wlachovsky, në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në vendin tonë, thuhet në njoftimin e BDI-së.

“Temë qendrore e diskutimit gjatë këtij takimi ishte rrugëtimi europian i vendit, rëndësia dhe domosdoshmëria e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, rrjedha e procesit të skriningut, sfidat e reformimit të vendit në frymën europiane dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit vendor dhe rajonal.

Ahmeti informoi diplomatët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian mbi përkushtimin dhe planin e koalicionit qeverisës për të trasuar rrugën e sigurtëdrejt horizontit të Europës, mbi iniciativën e krijimit të një fronti të fuqishëm europian që do të prijë me sukses procesin jetik të miratimit të ndryshimeve kushtetuese që nuk duhet perceptuar vetëm si kusht i zhbllokimit të rrugës europiane, por edhe si mekanizëm për përforcimin e kapaciteteve demokratike të vendit.


Ahmeti ka potencuar se vendi ka forca progresive që po përkujdesen për ruajtjen e orientimit proeuropian të vendit, të përkushtuara në finalizimin e procesit të skriningut, targetimin e pikave kyçe të veprimit reformues në frymën europiane dhe vendosjen në dispozicion të të gjitha kapaciteteve institucionale për tejkalimin me sukses të sfidave që dalin nga hapja e kapitujve të negocimit.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme të të gjitha vendeve anëtare të Europës për të gjitha arritjet e deritanishme të vendit, duke kërkuar prej tyre thellimin e mëtejshëm të asaj mbështetje në çastet jetike për të ardhmen europiane të vendit”, thonë nga BDI.

Stabiliteti vendor, shtojnë nga BDI, rajonal dhe i mbarë kontinentit europian është prioriteti parësor që mund të garantohet vetëm përmes integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo rrugë nuk duhet të rrezikohet dhe të mbahet peng e ardhmja europiane e qytetarëve nga interesat e ngushta subjektive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori