Nga: Eduardo Galeano
Përktheu: Bajram Karabolli
Për poeten argjentinase Alfonsina Storni (1892 – 1938)
Gruaja ka lindur për të prodhuar qumësht dhe lot, por edhe ide; ajo nuk lind për të jetuar jetën, por për ta vëzhguar nga dritarja gjysmë e mbyllur.
Një mijë herë ia than këtë Alfonsina Stornit, por ajo kurrë nuk e besoi.
Vite më parë, kur mbërriti në Buenos Aires, nga provincat, Alfonsina mbante ca këpucë të vjetra, me taka të shtrembëra, ndërsa në bark mbante një fëmijë pa baba të ligjshëm.
Punoi ku mundi, në këtë qytet; mblidhte edhe letra rrugëve për të hedhur në to trishtimin e saj. Natë për natë, teksa fshinte çfarë kishin shkruar në to, hidhte vargjet e saj, pastaj kryqëzonte gishtat dhe puthte shkronjat që paralajmëronin udhëtime, brenga dhe dashuri.
Kaloi kështu, gati një çerek shekulli, por kurrë nuk pati fat.
Gjithsesi, duke luftuar dhëmbë për dhëmbë me fatin, Alfonsina mundi të depërtojë në botën mashkullore.
Dhe, fytyra e saj prej miushe të zgjuar nuk mungoi asnjëherë në fotot e shkrimtarëve më të shquar argjentinas.
Në verën e vitit 1935, mësoi se kishte kancer.
Qysh atëherë ajo nisi të shkruajë poezi që flisnin për përqafimin e detit dhe të shtëpisë së saj, përtej bulevardit të koraleve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Kur frikohesh prej lepurit

Thënie të Gëtes: Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim!

JO FORT E LEHTË ...
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë