LAJMI I FUNDIT:

Alfio Rrotani – banori i parë i eliminuar nga Big Brother VIP Albania 3

Alfio Rrotani – banori i parë i eliminuar nga Big Brother VIP Albania 3

Të martën mbrëma, ndodhi një prej momenteve më të rëndësishme të “Big Brother VIP Albania” kur kuzhinieri Alfio Rrotani u bë personi i parë që u eliminua nga shtëpia e famshme.

Në javën e parë të votimeve, ku publiku pati mundësinë të shprehte pëlqimin e tyre për banorët, Alfio nuk arriti të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për të mbetur në lojë.

Përballë të nominuarve të tjerë që ishin: Gabriele Mezini, Meri Shehu, Heidi Baci dhe Gazi Ujkashi, Alfio mori përqindjen më të ulët të votave.


Alfio Rrotani në studion e Big Brother VIP Albania (Foto: Top Channel/YouTube)

Kjo rezultoi në largimin e tij nga programi, duke përfunduar kështu aventurën e tij në “Big Brother VIP Albania” shumë më herët se sa shumë të tjerë do të kishin pritur.

Votimi i publikut ishte pjesa vendimtare e procesit që përcaktoi fatin e Rrotanit në program. E për fat të keq, as fati nuk ishte në anën e tij – ngase kur ai arriti në studio dhe hapi biletën e fatit, kishte një biletë vetëm një drejtimëshe.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Alfio tregoi personalitetin e tij dhe marrëdhëniet me banorët e tjerë, por duket se nuk arriti të formojë një lidhje të mjaftueshme me publikun për të siguruar mbështetjen e tyre për të vazhduar garën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori