LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo planifikon të prodhojë “GTV elektrike”

Alfa Romeo planifikon të prodhojë “GTV elektrike”

Kompania italiane Alfa Romeo thuhet se po ringjall modelin GTV dhe po e përgatit atë për elektrizim.

Detajet e veturës janë një mister tani për tani pasi “drita jeshile” për prodhimin është ende në pritje, por drejtori i Alfa Jean-Philippe Imparato ka treguar më parë interes në ringjalljen e modelit GTV.


Motor1 shkruan se ka disa pajisje, nga një Coupe me dy dyer në stil retro te një Coupe modern me katër dyer, dhe ekziston mundësia që klientëve tu ofrohet një version hibrid dhe plotësisht elektrik.

Versioni elektrik, i cili do të ishte rival i modeleve të tilla si Tesla Model 3 dhe BMW i4, ka një shans më të mirë. Jo shumë kohë më parë, emri GTV supozohej të ringjallej në formën e një versioni me dy dyer të modelit Giulia, por ai projekt u braktis.

Alfa tani është pjesë e grupit Stellantis pasi Fiat Chrysler Automobiles dhe PSA Group u bashkuan dhe po planifikon gjëra të mëdha për ofertën e saj në vitet e ardhshme. Do të përdorë platforma të elektrizuara dhe drejtime nga grupi dhe priten pasues të modeleve Giulia dhe Stelvio.

Autocar shkruan se SUV Tonale i ardhshëm 2025 do të jetë modeli i vetëm Alfin me një platformë të zhvilluar nga FCA, ndërsa të gjitha modelet e tjera do të bazohen në një nga tre platformat e makinave të pasagjerëve të zhvilluara nga grupi PSA. /Telegrafi/