LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo me një version të vetëm të Stelvio Quadrifoglio (Foto)

Alfa Romeo me një version të vetëm të Stelvio Quadrifoglio (Foto)

Vetëm që të dallojë nga makinat tjera, që marrin pjesë në garën Gumball

Modeli Stelvio Quadrifoglio gjithnjë është pëlqyer shumë dhe ka dalluar nga të tjerat, por pjesëmarrja në garën Gumball, ku marrin pjesë disa prej makinave më të mira që mund të krijohen, kërkon më shumë përkushtim, transmeton Telegrafi. Andaj, Alfa Romeo e ka punuar një model special, për edicionin që zhvillohet këtë vit.


Në përgjithëse ngjan si secili model i ngjashëm, që mund të blihet nga konsumatorët, mirëpo i javë vënë disa detaje shtesë.

Mbështjellja është bërë me gjethen me katër cepa, që nënkupton fatin e mirë, derisa anazh i janë vizatuar edhe disa gjarpërinj, që shtregojnë për shkathtësinë që ka makina.

Tashmë udhëtimi i makinave në Gumball 3000, ka filluar në ishulli grek Mikonos, ndërsa do të përfundojë në Barcelonë të Spanjës. Udhëtimi i pjesëmarrësve ka kaluar edhe nëpër Shqipëri, ndërsa është zhvilluar një festë e madhe në Tiranë. /Telegrafi/