Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka hyrë në librin e rekordeve Guinness pas asistimeve të bëra sezonin e kaluar.

Alexander-Arnold fitoi Ligën e Kampionëve në qershor duke luajtur një rol vendimtar në sezonin triumfues të Liverpoolit, ku më shumë njihet për asistimin e golit fitues ndaj Divock Origit në gjysmëfinale kundër Barcelonës.


Ai u zgjodh në skuadrën më të mirë të sezonin në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier, dhe ishte i rëndësishëm te Reds, të cilët përfunduan vetëm një pikë pas Manchester Cityt në garën për titull në Angli.

Tani mbrojtësi 21-vjeçar i Anglisë ka shtuar një tjetër çmim të madh koleksionit të tij, pasi ka rrëzuar nga 'froni' dyshen e Evertonit, Andy Hinchcliffe dhe Leighton Baines të cilin mbanin rekordin me nga 11 asistime.

Alexander-Arnold asistoi në 12 gola në sezonin 2018/18 në Ligën Premier (16 në të gjitha garat) - duke fituar çmim nga libri i rekordeve Guinness si mbrojtësi me më shumë asistime në histori të Ligës Premier në një sezon të vetëm.

alexander arnold 1

"Është një nder. Unë gjithmonë kam dashur të shkoj përpara dhe të ndihmoj ekipin të krijojë sa më shumë shanse të jetë e mundur", ka thënë fillimisht anglezi.

"Padyshim është në dorën e sulmuesve që ta fusin topin në pjesën e pasme të rrjetës, sepse futbolli është një lojë ekipore dhe pa to ky rekord nuk do të ishte i mundur".

"Është një moment pabesueshëm krenar për mua dhe familjen time, dhe diçka që shpresoj se do të qëndrojë për disa vjet", përfundoi Alexander-Arnold. /Telegrafi/

alexander arnold

telegrafi sport app