LAJMI I FUNDIT:

Aleati besnik i Vladimir Putinit, Ivan Belozertsev arrestohet për ryshfet dhe korrupsion

Aleati besnik i Vladimir Putinit, Ivan Belozertsev arrestohet për ryshfet dhe korrupsion

Ivan Belozertsev, guvernatori i rajonit Penza të Rusisë dhe një mbështetës i presidentit Vladimir Putin, është arrestuar nën akuzat për ryshfet dhe korrupsion.

Sipas medieve ruse, përcjell Telegrafi, Komiteti Hetimor tha më 21 mars që Belozertsev dyshohet se ka pranuar një ryshfet me vlerë prej 31 milionë rublash [420 mijë dollarë].

Një gjykatë pritet të vendosë së shpejti për kufizimin e tij paraprak, i cili pritet të përfshijë vendosjen e guvernatorit në një qendër paraburgimi.

Mirror: Vladimir Putin vjen me “listën e njerëzve që duhet eliminuar” - gjashtë nga të shënjestruarit jetojnë në Britani
Lexo po ashtu Mirror: Vladimir Putin vjen me “listën e njerëzve që duhet eliminuar” - gjashtë nga të shënjestruarit jetojnë në Britani

Një biznesmen lokal, Boris Shpigel, i cili kryeson grupin farmaceutik “Biotek” dhe disa individë të tjerë, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur, u arrestuan nën dyshimin se korruptuan Belozertsev në këmbim për të pasur qasje në marrëveshjet e biznesit me qeverinë lokale.

Belozertsev, një anëtar i partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar”, ka udhëhequr rajonin e Penzës në Rrethin Federal të Vollgës që nga viti 2015. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori