Aleanca për Shqiptarët për ngjarjet në Strugë: Qeveria të ndalojë me standardet e dyfishta

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me festën fetare në Strugë duke thënë se “derisa apelet për respektim të masave, e madje e dënimet janë ashpërsuar, pyesim publikisht Qeverinë ku ishte sot për të parë Strugën?”.
“Struga sot për fat të keq ishte plot, e mbushur me njerëz, turma e të cilëve nuk respektuan distancën fizike, duke qëndruar pranë njëri tjetrit pa maska e pa doreza! Kjo i ndihmon pandemisë të vazhdojë rrugën e shpërndarjes së virusit ndërkaq neglizhenca e autoriteteve me zgjatjen e situatës do t’i kushtojë më së shumti qytetarëve të vendit, shumë prej të cilëve mbetën edhe pa punë”, shprehen nga ASH, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se ngjarja në Strugë s’është e vetmja ngjarje në Maqedoni për shkak se një tubin tjetër fetar në manastir ortodoks ka ndodhur edhe gjatë festës së Pashkëve.
“Ndonëse qeveria herën e parë arsyetoi tubimin me arsyen se bëhej fjalë vetëm për persona kishtar, sot ky arsyetim tingëllon absurd sepse të pranishëm ishin qytetarë që kishin ardhur thjeshtë për të dëgjuar liturgjinë”, shprehen nga ASH.
Nga partia e Ziadin Selës kujtojnë se MPB ka reaguar shumë shpejt në Hasanbeg, madje edhe personat e përfshirë po ballafaqohen edhe me dënime ndërsa të tjerët, siç thonë nga ASH, pa asnjë pengesë po kryejnë obligimet fetare.
“Aleanca për Shqiptarët kërkon që të njëjtat standarde të aplikohen për të gjithë pa dallim! Qeveria nuk duhet të funksionojë me standarde të dyfishta. Shteti ynë ka ardhur në kulmin e neglizhencës dhe mos menaxhimit të mirë të situatës! Qeveria nuk guxon të neglizhojë hapjen e bizneseve nga të cilat varet ekonomia e vendit, dhe nga ana tjetër të lejojë tubime të ndryshme”, thuhet në fund të reagimit të ASH-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë