LAJMI I FUNDIT:

Alea Aliti në TMkids, katër vjeçarja që e sheh veten mjeke në të ardhmen

Alea Aliti në TMkids, katër vjeçarja që e sheh veten mjeke në të ardhmen

Katër vjeçarja Alea Aliti është mysafirja jonë e radhës në emisionin TMkids.


Alea ndonëse e vogël në moshë, u tregua një bashkëpunëtore e shkëlqyer më gjithë ekipin tonë, pasi dha mendime dhe komente origjinale në çdo pyetje që ia parashtruam.

Aleas i pëlqen shumë të vishet bukur, madje ngjyra e saj e preferuar është ngjyra rozë, teksa tha se për rregullimin e flokëve të saj gjithmonë kujdeset nëna e saj.


Asaj i pëlqenin ushqimet që gatuante nëna e saj, mirëpo aspak nuk e pëlqente profesionin e kuzhinieres, pasi veten e shihte si një mjeke në të ardhmen, një vajzë që do të ndihmonte të gjithë personat që kanë nevojë për mjekim.

Aleas i pëlqejnë edhe shëtitjet, mirëpo vend të preferuar e ka Shqipërinë për shkak të detit dhe plazhit.

Ajo tha se ka një pasion të madh ndaj këngës ndaj edhe nuk përtoi aspak të këndontë këngën “Lej” nga Dhurata Dora dhe Don Xhoni.

Alea poashtu tha se i pëlqen shumë personazhi i Elsës tek filmi vizatimor, shkaku i fustaneve të mrekullueshme dhe dukjes së saj përrallore.

Shumëçka interesante për veten rrefeu në TMkids, Alea, ndaj tregimin e plotë të saj mund ta ndiqni në videon e lartë vendosur. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Lajme

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Politikë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

Lajme
Kalo në kategori