Albion Rrahmani barazon për Spartën Pragë në derbin ndaj Slavia Pragës, 45 minuta fantastik për sulmues tonë

Albion Rrahmani e nisi titullar në derbin e javës së 11-të të elitës së futbollit çek, ndërmjet Sparta Pragë dhe Slavia Pragë.
Sulmuesi kosovar ishte protagonist që në minutat e para, duke shënuar një gol në minutën e 6-të, i cili megjithatë u anulua për pozicion jashtë loje.
Slavia mori epërsinë më pas me golin e Vasil Kusej, por Sparta dhe Rrahmani nuk u dorëzua.

Në minutën e 30-të, sulmuesi i Spartës gjuajti nga një goditje standarde në distancë 26 metrash, duke sulmuar drejt këndit të poshtëm të djathtë, por portieri Jakub Markovic arriti ta ndalonte dhe topi goditi shtyllën.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e gjashtë të kohës shtesë, kur një gabim i mbrojtjes së Slavias lejoi Rrahmanin të merrte topin dhe të dërgonte saktë në rrjetë, duke barazuar rezultatin për Spartën Pragë në 1-1.
Nekompromisní Albion Rrahmani vrací úder 👊🔥 pic.twitter.com/0BgDHHiWaJ
— Chance Liga (@chanceliga) October 5, 2025
Ky gol i Rrahmanit është i gjashti në elitën e futbollit çek. /Telegrafi/



















































