LAJMI I FUNDIT:

Hedhja e shortit nga AKK-ja, Kurtit do t’i hetohet pasuria

Hedhja e shortit nga AKK-ja, Kurtit do t’i hetohet pasuria

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, do t’i hetohet pasuria nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK).

Në hedhjen e shortit që AKK-ja ka bërë të mërkurën për të hetuar pasurinë e tërësishme të 20 për qind të zyrtarëve që e kanë deklaruar atë, një nga emrat ka qenë edhe ai i kryeministrit.

Të martën e 14 qershorit, ky institucion ka publikuar pasuritë e raportuara nga vetë zyrtarët e shtetit.


Deklarimin e pasurisë e ka bërë edhe kryeministri Kurti. Sipas asaj që ka deklaruar, ai ka 401.65 euro para të kursyera në emrin e tij në një institucion financiar në Prishtinë, ndërsa 23 mijë në një institucion financiar në Oslo në Norvegjisë, në emër të bashkëshortes.

Sipas formularit të deklarimit, përcjell Telegrafi, i pari i ekzekutivit ka treguar se do të paguajë qira për tri vite qira nga 250 euro në muaj.

Kurti ka deklaruar se ka një banesë prej 67 metra katrorë në vlerë prej 400 mijë euro e blerë në emër të bashkëshortes.

Ai ka thënë se bashkëshortja e tij ka detyrime prej 290 mijë euro në afat për 25 vite, e marr në emër të blerjes së banesës.

Në këtë formular, Kurti ka thënë se nuk posedon veturë.

Sa i përket të hyrave vjetore, ai ka deklaruar se nga qeveria merr 12 mijë e 903 euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori