Sot në Peran të Podujevës është zbuluar shtatorja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndonëse janë të rralla raste kur gdhendet në bronz figura e personaliteteve sa janë gjallë, “dashuria” e madhe për Kurtin e ka shtyrë mërgimtarin Sabahudin Uka “ta kthej në bronz” figurën e kryeministrit.


Shtatorja e Kurtit është vendosur në shtëpinë e mërgimtarit Uka, ndërkaq ceremonia e përurimit është përcjell me këngë patriotike.

Kostoja e shtatores së Kurtit mërgimtarit nga Podujeva u raportua t'i ketë kushtuar 50 mijë euro. /Telegrafi/

3 26

4 24

6 12

7 8