LAJMI I FUNDIT:

Albian Kryeziu fitoi vendin e dytë në Festivalin Botëror të Parukierisë dhe Bukurisë

Albian Kryeziu fitoi vendin e dytë në Festivalin Botëror të Parukierisë dhe Bukurisë

Ngjarja më prestigjioze e parukerisë “GFP – World Championship”, është ëndrra e çdo floktari që dëshiron të konkurrojë dhe në këtë skenë më të rëndësishme të tregojë kreativitetin e tij midis shumë garuesve nga e gjithë bota

Në Festivalin botëror që u mbajt këto ditë në Napoli (Itali), floktari i ri nga Rahoveci, Albian Kryeziu, nga dhjetëra garues berberë u shpërblye me vendin e dytë si përfaqësues i Kosovës në kategorinë “Razor fade”.

Kjo renditje e lartë në garën e parukierëve më të mirë, arrihet me punë dhe edukim të vazhdueshëm, duke ndjekur trendet botërore. Dhe përveç njohurive, një floktar i mirë ka nevojë për qasje të përgjegjshme ndaj punës dhe kreativitet.


Albiani, me punën e tij bashkon entuziazmin, kënaqësinë dhe profesionalizmin. Sukseset e tij në gara kanë treguar se shquhet për këto cilësi.

Paraqitja në këtë ngjarje bukurie tregon më së miri për punën dhe përcjelljen e standardeve, ndërsa kjo renditje, mund të jetë frymëzim për të gjithë kolegët e tij në Kosovë dhe më gjerë, transmeton Telegrafi.

Albian Kryeziu me ketë punë filloi të merrej prej moshës 14-vjeçare. Pesë vjet punoi për dikë tjetër, ndërsa tash e dy vite ka hapur biznesit e tij “BarberShop Albii”.

Me shumë sukses ka marrë pjesë në gara; dy herë në Shqipëri fitoi vendin e parë dhe të dytë, ndërsa në Turqi fitoi vendin e parë duke përfaqësuar shtetin e Kosovës.

Albani këtë punë e bënë me plot vullnet dhe kreativitet dhe thotë që nuk do të ndalet asnjëherë deri sa të mbërrijë në majat më të larta të suksesit.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Bëje vet
Sa lapsa numëron në këtë foto? Më shumë se 70% nuk ia dalin

Sa lapsa numëron në këtë foto? Më shumë se 70% nuk ia dalin

Stil
Mos e pastroni parketin dhe laminatin në këtë mënyrë: Vetëm do t’i dëmtoni

Mos e pastroni parketin dhe laminatin në këtë mënyrë: Vetëm do t’i dëmtoni

Bëje vet
Gjërat që nuk duhet t’i mbani mbi frigorifer: Këto sende mund t’ju rrezikojnë më shumë se sa e imagjinoni

Gjërat që nuk duhet t’i mbani mbi frigorifer: Këto sende mund t’ju rrezikojnë më shumë se sa e imagjinoni

Bëje vet
Një shtet evropian ka këtë shenjë, një tjetër po mendon për përdorimin e tij. A e dini për çfarë shërben?

Një shtet evropian ka këtë shenjë, një tjetër po mendon për përdorimin e tij. A e dini për çfarë shërben?

Stil
Shtëpi e bukur në natyrë, me enterier magjepsës brenda (+ Plani)

Shtëpi e bukur në natyrë, me enterier magjepsës brenda (+ Plani)

Dizajn dhe Arkitekturë
Kalo në kategori