Qendërmbrojtësi Albian Hajdari ka asistuar te goli i dytë i Hoffenheimit ndaj Hamburgut.

Ylli i Kosovës dhuroi një pasim të bukur për Tim Lemperle, i cili me një finalizim të shkëlqyer e riktheu epërsinë e mysafirëve (45’).


Për ta parë asistimin - VIDEO.

Ky është asistimi i dytë i Hajdarit në Bundesliga, ndërsa vazhdon të jetë kyç në suksesin e skuadrës gjermane këtë edicion pranë dyshes Fisnik Asllani e Leon Avdullahu.

Kujtojmë, Asllani e realizoi golin e parë me një vollej mahnitëse (19’).

Në rast fitore, Hoffenheimi ngjitët në pozitën e katërt me 57 pikë, një mbi Stuttgartin./Telegrafi/

telegrafi sport app