Studiuesi dhe albanologu amerikan, Brian D. Joseph, pas shpalljes anëtar nderi nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, më 27 nëntor, ditën e mbylljes të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike ka dërguar një letër falënderimi, në të cilën premton se do të kontribuojë edhe më shumë për studimin e gjuhës shqipe. Letra e tij është si më poshtë:
Të nderuar kolegë të mi të rinj,
Jam thellësisht i nderuar që jam emëruar anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke u vlerësuar kërkimet e mia në historinë dhe strukturën e gjuhës shqipe përgjatë disa dhjetëvjeçarëve të fundit. Për mua, t’i bashkohem radhës së shkencëtarëve të shkëlqyer që përfaqësojnë Akademinë, e ndër ta albanologëve më të shquar, është një njohje që as do të mund ta kisha ëndërruar para më se 40 vjetësh, kur iu futa studimit të shqipes si një mënyrë për të zgjeruar kuptimin tim për gjuhët ballkanike dhe gjedhet interesante të bashkëpërkimeve që ato shfaqin.
Meqenëse në studimin e Ballkanit arrita më së shumti nga një perspektivë greke, për shkak të përgatitjes sime si helenist, kur u ndërgjegjësova për veçoritë mahnitëse që mund të shihen në gjuhën shqipe, vetëm atëherë fillova të çmoj plotësisht kompleksitetin e kontaktit gjuhësor në këtë pjesë të globit. Në shumë mënyra, Ballkani dhe pozita e shqipes japin një mësim për hulumtimin shkencor të gjuhës dhe historisë së saj.
Kontaktet intensive mes popujsh të ndryshëm në rajon kanë çuar në përdorimin e disa detajeve të përbashkëta në strukturën e fjalorit dhe në shumë njësi leksikore, duke dëshmuar se, megjithëse Ballkani është një vatër tensionesh etnike, jo gjithmonë kontaktet kanë çuar në konflikte midis grupeve të përfshira.
Në të vërtetë, përfundimi i kontakteve në Ballkan, nga këndvështrimi gjuhësor, është më shumë çështje bashkëjetese paqësore sesa konflikti dhe grindjeje. Ndërsa nga njëra anë ky është një nderim vetjak i rangut më të lartë për mua, nga ana tjetër më e rëndësishme, ai ka një kuptim dhe domethënie të madhe për studimet shqiptare në përgjithësi në Shtetet e Bashkuara.
Shqipja si gjuhë nuk ka tërhequr asnjëherë vëmendjen e plotë të gjuhëtarëve amerikanë, pavarësisht shumë veçorive të saj interesante. Megjithatë, ka një traditë të vogël, por të fortë të studimeve shqiptare dhe unë jam i lumtur që kam luajtur sadopak një rol duke ndihmuar për ta mbajtur gjallë dhe madje për ta lulëzuar atë. Pikërisht në dhjetëvjeçarin e fundit kam udhëhequr në programin master dhe atë doktoral disa diploma studentësh, të cilët kanë punuar me mua në çështje që lidhen me gjuhësinë shqiptare.
Me njohjen më të madhe që më jep anëtarësimi në Akademi, mund të shpresoj që të rritet numri i studentëve në vitet e ardhshme. Në këtë kuptim, të qenët tim akademik nderi do të kontribuojë në çuarjen përpara të çështjes së gjuhësisë shqiptare, që është me siguri një çështje e rëndësishme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të Bismarckut: Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!
“Zona e interesit” është portretizimi i fajësisë
Piktori shqiptar që theu rregullat e socrealizmit, jetën e të cilit e shkatërroi komunizmi
Fashizmi ka ndryshuar, por nuk ka vdekur
Kur Bushi i tha Milosheviqit të mos gabojë me prek Kosovën: Si u përgatit “Kërcënimi i Kërshëndellave”?
Trashëgimia kulturore e Kosovës vlerë që duhet çmuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia