Njëra nga prezantueset më atraktive shqiptare, Albana Osmani, feston sot (e mërkurë), ditëlindjen e saj. 

Bukuroshja ka zgjedhur që në këtë ditë të rëndësishme të ndajë një imazh me ndjekësit në 'InstaStory', gjersa shfaqet joshëse në bikini.


"Kam lindur në ditën më të nxehtë të vitit, 17 korrik. Nuk kam ç’të bëj. Vajza e ditëlindjes", ka shkruar Albana bashkangjitur fotografisë së publikuar në Instagram.

albanaosmani1 65705412 2400747116850540 8004479966205698643 n e1563393563201 Albana Osmani (Foto: Instagram/albanaosmani1)

Zeshkania njihet si njëra nga prezantueset e suksesshme shqiptare, e cila ka kohë që merret edhe me organizatën humanitare, "Ti je një luledielli".

Ajo po ashtu është duke punuar edhe në projekte të reja televizive, madje së fundmi ka treguar se është duke i shqyrtuar ofertat e reja që ka marrë për t'u shfaqur sërish në ekran. /Telegrafi/