LAJMI I FUNDIT:

Albana Bytyqi e AAK-së: Ndihemi të kërcënuar nga burri i ish-ministres Meliza Haradinaj

Albana Bytyqi e AAK-së: Ndihemi të kërcënuar nga burri i ish-ministres Meliza Haradinaj

Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka thënë se kanë pranuar mesazhe kërcënuese nga Dardan Stublla, bashkëshorti i ish-ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Bytyqi e cila siguroi ulëse në Kuvendin e Kosovës pas rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, tha se do të bëjë një reagim publik në rrjetin social Facebook.

“Tash do ta bëjë një deklaratë përmes Facebook, po e kemi marrë një mesazh kërcënues por do ta bëjë një deklaratë publike. Në bazë të informacioneve që i kemi, jemi të kërcënuar, detajet do t’i shihni në deklaratën time publike”, ka thënë deputetja e zgjedhur Bytyqi.


Nga zyra për media e policisë kanë thënë se forcat e rendit kanë ndaluar një veturë në Bresje të Fushë Kosovës, por, sipas tyre prokurori i shtetit nuk ka vlerësuar se duhet iniciuar ndonjë rast.

“Lidhur me interesimin tuaj u njoftojmë policia ka ndaluar një veturë në Bresje Fushë Kosovë, por nuk ka iniciuar ndonjë rast ndaj drejtuesit të veturës”, ka thënë shkurt Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

KALLXO merr vesh se familja e deputetes së zgjedhur, Albana Bytyqi është njoftuar nga vetë Policia e Kosovës për kërcënimin.

Bashkëshorti i Meliza Haradinaj- Stublla, Dardan Stublla, siç merret vesh është ndaluar rrugës për në Suharekë, përkatësisht në Bresje të Fushë Kosovës.

Se Policia i ka njoftuar vetë familjen e Bytyqit e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i Albanës, Jetmir Bytyqi duke mos dashur të japë shumë detaje.

“Dua që ta ndjekni vijën institucionale, kontaktoni me Policinë e Kosovës…”, ka thënë ai.

Po ashtu kallxo ka provuar të kontaktoj edhe ish-ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla, mirëpo ajo nuk është përgjigjur në telefon.

Haradinaj- Stublla pati fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës pas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por pas disa ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme, ajo humbi mandatin e legjislaturës së tetë të Parlamentit.

KQZ sot certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit ndërsa në vend të Haradinaj- Stublla tani është Albana Bytyqi./KALLXO/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

Lajme
Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Lajme
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

​Ngërçi në Kuvend, kërkohet interpretim i ri nga Gjykata Kushtetuese

​Ngërçi në Kuvend, kërkohet interpretim i ri nga Gjykata Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori