Alba Vukaj është larguar nga Big Brother VIP Kosova 2.

Bukuroshja nga Shkodra ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Kjo u bë pas një televotimi që u hap në spektaklin e së hënës nga 'Vëllai i Madh' me pyetjen 'Kë doni ta largoni'.


IMG 5869 Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta është pëlqyer për lojën e saj, ndonëse ka qenë më e sinqertë dhe më pak e përfshirë në debate.

Ajo është komentuar më shumë për raportet me meshkujt e shtëpisë që krijoi brenda.

IMG 5870 Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, ka mbetur edhe pak javë deri në finalen e madhe të këtij reality shou.

Vlen të përmendet që finalja do të mbahet me datë 2 shkurt. /Telegrafi/

IMG 5873 Foto: Screenshot/Instagram