Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Alba Vukaj, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pas publikimit të një lajmi të veçantë - blerjes së veturës së saj të parë, një Range Rover.

Me anë të një postimi në Instagram, ku ka ndarë disa pamje të makinës së re, Alba ka shkruar: "Jam krenare me veten që e kam blerë makinën time".


Ky veprim simbolik vjen si shpërblim për punën e saj të vazhdueshme dhe përkushtimin në karrierën e saj si modele dhe influencuese.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas përfundimit të edicionit të dytë të BBVK, ku u bë një nga emrat më të komentuar, Alba ka vijuar aktivitetet profesionale dhe duket se suksesi nuk ka munguar.

Me këtë arritje, bukuroshja nga Shkodra jo vetëm që feston një moment të rëndësishëm në jetën e saj, por edhe dërgon një mesazh motivues për të gjithë ata që punojnë fort për të realizuar ëndrrat e tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Komentet me urime kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që ka në Instagram, ku nuk janë të paktë.

Ajo tani po kalon një pjesë të kohës edhe në Kosovë për shkak të angazhimeve profesionale. /Telegrafi/