LAJMI I FUNDIT:

Alaudini flet për botën e çudirave

Alaudini flet për botën e çudirave

Në Maqedoni pak shqiptarë i shfrytëzojnë mjetet e reja të internetit për tu promovuar dhe për të zhvilluar veprimtarinë e tyre. Alaudin Mustafa nga Shkupi për një vit ka pasur shumë sukses në rrjetet sociale dhe për këtë Telegrafi Maqedoni ka folur me të për veprimtarinë e tij dhe për të ardhmen e punës në Youtube.

1. Si e nisët këtë biznes?
Para se të filloja të merrem me këtë punë kam përcjellur shumë youtubera dhe merrja lakmi se si e kalojnë ditën ata dhe më pëlqente prezantimi që i’a jepshin publikut për jetën e tyre. Gjithçka ishte në menyrë argëtuese dhe kjo më bente të ndjehem mirë edhe pse nuk kisha kontakt me ndonjërin youtuber por thjesht më pëlqente të shikoja se çka bejnë ata. Vazhdimisht duke shikuar video të ndryshme gjithnjë e më shumë më vinte motivimi që të bëjë edhe unë video të tilla. Mirëpo, nuk kisha vetbesimin që mund t’ja dal. Ndërkohë ishim me shokët dhe u a tregova idenë që e kam për të filluar në Youtube, dhe ideja ju pëlqeu edhe atyre, ku shfyrtëzoj rastin ta faleminderoj shokun tim Naser Ismailin, i cili ma dha përkrahjen më të madhe. Pas motivit që mu dha nga ana e shoqwrisë, e xhiruam një video me pjestarët e grupit të Nimetulla Dauti dhe Burhan Axhami, ku titullohet “AK 47 CHALLENGE“. U prit shumë mirë nga ana e publikut dhe kjo më motivoi edhe më shumë që të vazhdoj më tutje me këtë punë.


Lexo intervistat e fundit këtu
Lexo po ashtu Lexo intervistat e fundit këtu
Alaudin Mustafa

2. Si paguhet veprimtaria juaj dhe si janë përfitimet tuaja si vlloger?
Nuk mund të them që nuk ka fitime, por burimi i fitimeve nuk është vetëm tek videot që i bëj prandaj nuk mund të them një shumë të saktë të perfitimeve duke e marr parasysh që në videot tona kemi edhe sponzora të ndryshëm që paguajnë për reklamimin e bizneseve të tyrë.

3. A e sugjeroni këtë punë për të rinjtë?
Youtube është një platformë ku mund të merr pjesë secili që don sepse është një platformë shumë e madhe që ka vend për secilin prej nesh, mirwpo ajo që veçohet është se duhet të jesh një kreator që i jep publikut diçka ndryshe nga ajo që është bërë rutinë. Unë ja sugjeroj secilit që ka ide të mirë të merret me këtë punë, sepse brenda 5 ose 10 viteve mendoj që platorma Youtube do jetë një platofrmë ku ndoshta do mund ta sigurosh jetën tënde me të ardhura.

Alaudin Mustafa – Youtuber

4. Nëse nuk do të ishe vlloger, çka do punoje?
Kam mbaruar studimet për kulturë fizike, e njëkohësisht kam qenë edhe basketbollist ku kam luajtur 13 vite të plota dhe kam korrur suksese të mëdha në shtet, por për shkak të një lëndimi u detyrova të distancohem nga basketbolli, tani mirrem vetëm me paleser sepse më pëlqen të bëj stërvitje, prandaj nëse nuk do isha Vlloger mendoj që do punoja diçka që ka lidhje me sportin: profesor i edukatës fizike, trajner i basketbollit, menaxher basketbolli si dhe shumë sende tjera që lidhen me sportin.

Alaudin Mustafa ka mbaruar studimet për kulturë fizike.

5. Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Falë Zotit, deri tash kanë ecur planet ashut siç i kam menduar. Secili prej nesh planifikon t’i kap majet në atë punë që bën, prandaj do mundohem sa më shumë të bëjë video kualitative që të ec sa më shumë para në këtë punë që e bëj. Kështu që nese arrij aty ku mendoj, të kem një kompani timen, mendoj që do marr shumë vllogera të rinj në menaxhim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori