LAJMI I FUNDIT:

Alarmon presidenti iranian: Rreth 25 milionë njerëz në vend janë infektuar nga coronavirusi

Alarmon presidenti iranian: Rreth 25 milionë njerëz në vend janë infektuar nga coronavirusi

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha të shtunën se 25 milionë iranianë janë infektuar me coronavirus, dhe se 35 milionë të tjerë, rrezikojnë të preken nga ky virus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rouhani potencon se shifrat ishin të bazuara nga një raport i ri i Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat ishin më të larta se ato zyrtare, pasi vendi ka raportuar deri më tani 269 mijë raste nga coronavirusi.

Irani ka më shumë se 80 milionë banorë, dhe është vendi më i goditur në Lindjen e Mesme nga epidemia.


Iran's Rouhani: Talks Possible Only if US Shows Respect | Voice of ...

“Vlerësohet se deri më tani rreth 25 milionë njerëz janë infektuar nga coronavirus dhe rreth 14 mijë persona kanë ndërruar jetë”, tha Rouhani në një fjalim.

“Ekziston mundësia që rreth 30 dhe 35 milionë të tjerë të preken nga virusi”, u shpreh ai.

“Kurse në total, më shumë se 200 mijë persona janë të hospitalizuar”, potencoi ndër tjerash presidenti.

Ndërkohë, ditë më parë, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, paralajmëroi se epidemia e coronavirusit mund të rezultojë sikurse pandemia e Gripit Spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Serbia
Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Botë
Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE

Pamjet e aeroplanit të djegur të American Airlines tregojnë se pasagjerët kanë bërë një gabim të madh

Pamjet e aeroplanit të djegur të American Airlines tregojnë se pasagjerët kanë bërë një gabim të madh

Botë
Dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orbanit

Dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orbanit

Evropa
Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Botë
Kalo në kategori