Dhjetra miliona euro të investuara në shkolla, sidomos në fshatra, janë duke dështuar. Numri i nxënësve të regjistruar në klasën e parë në shkollat e Kosovës ka rënë mbi 11 mijë, krahasuar me një dekadë më parë. Nga 36, 129 sa ishin në vitin shkollor 2004/2005, në vitin 2017/2018, ishin regjistruar 27,406. Ndërsa këtë vit edhe 2 mijë më pak se në vitin 2017.
Edhe ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pohuar se ka rënie të numrit të nxënësve që nisin shkollimin fillor. Madje siç ka thënë ai këtë vit janë regjistruar mbi 25 mijë nxënës në klasat e para. Derisa statistikat thonë se një vit më parë ishin regjistruar 27, 406 nxënës.
“Ka rënie të nxënësve nga informacionet që na vijnë, në të gjitha shkollat në Kosovë. Kjo për shumë arsye, për shkak të migrimit dhe arsye të tjera. Por gjithsesi është një numër akoma i kënaqshëm për një vit të ri për nxënësit e klasës së parë”, është shprehur ai.
Eksperti i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci ka arsyetuar rënien e numrit të nxënësve me emancipimin e gruas.
“Nëse përcillet numri i lindjeve vërehet se është në rënie të vazhdueshme. Mendoj se është, të them ashtu çmimi i emancipimit, nëse mund ta them ashtu, të shoqërisë, në veçanti të gruas. Sepse gruaja synon që të punojë, të bëjë edhe karrierë, përveç që të jetë nënë. Dhe e gjithë kjo ndikon në rënien e numrit të fëmijëve. Prandaj, sipas projeksioneve do të ketë shumë më shumë njerëz të moshës mbi 65 vjeç se që ka në kohën e sotme”, tha ai.
Ndërsa, Ismajl Kurteshi, anëtar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi thotë se krahas rënies së natalitetit, në zvogëlimin e numrit të nxënësve ka ndikuar edhe migrimi i popullsisë.
“Po i veçoj dy faktorë. Një është migrimi i të rinjve të cilët nuk po gjejnë punë në Kosovë dhe po shkojnë në perëndim. Tamam ajo mosha e cila është për të krijuar familje dhe për të pasur fëmijë të vegjël, dhe në anën tjetër planifikimi i familjes. Çiftet e reja tani po i planifikojnë familjet shumë më të vogla se sa që janë planifikuar 15 vite më parë dhe para atyre 15 viteve kur numri i fëmijëve brenda një familjeje ka qenë shumë më i madh se që po bëjnë plan familjet me i pas fëmijët”, tha Kurteshi
E një konstatim tjetër e ka dhënë edhe ish-drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, e cila ka folur për zonat rurale dhe kryeqytetin në veçanti.
“Ajo çka është evidente është se vërehet zvogëlimi i numrit të nxënësve në rajone të caktuara dhe paraqet njëfarë disbalance në mes të zonave urbane dhe atyre rurale. Për shembull në Prishtinë nuk ka problem në lidhje me numrin e nxënësve, përjashtimisht në disa shkolla të fshatrave. Në komunat e tjera ky numër po zvogëlohet gjithnjë e më shum,ë që flet për lëvizjet e mëdha të qytetarëve më shumë dhe më shumë sesa brenda vendit, largimi prej Republikës të Kosovës”, tha Nagavci.
Ndryshe, evidencat tregojnë se nga viti 2005 deri në vitin 2010 numri i nxënësve që nisën arsimin fillor ishte mbi 30 mijë, ndërsa në vitin 2011/2012 ra në 29 mijë, ku vazhdoi me rënie edhe viteve vijuese./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës