Arsenali ka humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga PSG me rezultat minimal 0-1.

Legjenda angleze, Alan Shearer ka folur për këtë ndeshje dhe duket se ka gjetur fajtorin për humbjen e Topçinjve.


Alan Shearer është lënë i zhgënjyer nga performanca e Martin Odegaard kundër PSG-së në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

"Paraqitja e Odegaard ka qenë zhgënjyese ndaj PSG-së", tha ish-kapiteni i Anglisë.

"Ndoshta prisja më shumë prej tij, për të vulosur autoritetin e tij në këtë ekip të Arsenalit".

"Ai nuk ka qenë në gjendje të gjejë atë pasim vrasës ose atë vrapim në zonë siç do të pritej. Ai nuk është sistemuar mirë”, deklaroi Shearer.

Odegaard pati një mbrëmje zhgënjyese në Emirates, duke mos arritur të ketë një ndikim domethënës në ndeshje, teksa Arsenali humbi 1-0. /Telegrafi/

telegrafi sport app