LAJMI I FUNDIT:

Alajdin Fusha reagon: S’kam lidhje me Gulenin, kurrë s’më është ndaluar hyrja në Turqi

Alajdin Fusha reagon: S’kam lidhje me Gulenin, kurrë s’më është ndaluar hyrja në Turqi

Biznesmeni prizrenas, Alajdin Fusha, reagon ndaj lajmit se atij i është ndaluar hyrja në Turqi.

Duke u thirr në portalin turk Akit, Kosovapress ka raportuar se pronari i kompanisë ABI nga Prizreni, Alajdin Fusha, është mbështetës i fuqishëm në Kosovë i Fethullah Gulenit – kundërshtar politik i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan – i cili mundëson komunikimin mes organizatës së tij Feto dhe politikanëve në Kosovë.


Fusha reagon ndaj këtij lajmit, se nuk ka udhëtuar për në Turqi për festën e Bajramit dhe se lajmi është trilluar nga një televizion privat lokal në Prizren me të cilin thotë se kanë “probleme familjare”.

Biznesmenit nga Kosova i ndalohet hyrja në Turqi, dyshohet se është bashkëpunëtor i Gulenit
Lexo po ashtu Biznesmenit nga Kosova i ndalohet hyrja në Turqi, dyshohet se është bashkëpunëtor i Gulenit

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e tij:

“- Duke reflektuar ndaj lajmit të publikuar nga redaksia e gazetes tuaj dhe të shpërndarë nga portalet tjera, dhe për hir të opinionit që të kuptojë të vërtetën jami inkurajuar që të demantoj përmbajtjen e këtij lajmi të publikuar.

– Une Alajdin Fusha kerkoj mirekuptimin tuaj per te iu informuar se lajmi i publikuar eshte i pasakte, u mundova t’i gjej publikimet e portal turk “Akit” por nuk arrita te gjej sepse nuk ekzistion asnje portal me kete emer, ndersa eshte nje portal qe ka publikuar dhe une e demantova lajmin atje dhe do te inicioj padi nderkombetare ndaj ketij portali. Deshta te informoj qe informatat qe kane shkuar tek ky portal turk jane nga nje televizion privat lokal me seli ne Prizren me te cilin kemi probleme familjare dhe qellimi i te cilit eshte demtimi i imazhit tim personal.

– Përmes këtij njoftimi, une Alajdin Fusha dëshiron që ta demantoj lajmin e publikuar nga gazeta juaj të datës: 28.11.2016 se me eshte ndaluar hyrja ne shtetin turk.Deri më sot asnjëherë nuk ka hasur në ndonjë pengesë në udhëtimet ndërkombëtare e aq me pak në udhëtimet drejtë Turqisë.

– Per kete une kam deshmi fizike pasaporten time ku une udhetoj lirshem ne Turqi. Une nuk pesedoj asnje dokument, asnje informate qe me eshte ndaluar hyrja ne Turqi.

– Festen e Kurban Bajramit une e kam festuar ne familjen time ne Prizren, po te kisha udhetuar jashte do te kisha pasur ndonje vule ne pasaporte ose vule qe kam dalur jashte Kosoves. Une nuk pesedoj nje vule te tille dhe per kete une e kam deshmi pasaporten time. Nje kopje te pasaportes time mund ta dergoj prane redaksise tuaj nese ju keni deshire ta shihni per se afermi dhe per shkak te korrektsise ndaj mediumit tuaj.

– Ndersa ne bindjet e mija politike une jam krejtesisht neutral. Asnjehere ne jeten time nuk kam pasur asnje lloj kontakti me te ashtuquajturen organizate ‘’Feto” dhe eshte hera e pare qe une degjoj per nje organizate te tille ne Kosove.

– Ndersa lidhjet e mija te perfolura me ish kryeministrin e Kosoves z. Hashim Thaqi dhe ministrin Hoxhaj jane plotesisht te paverteta.

– Duke besuar që artikulli ne fjalë është lëshim i paqëllimshëm i redaksisë tuaj dëshirojmë ta informojmë opinionin publik drejtë dhe korrekt.

– Une jam ne Kosove perkateisht ne Prizren dhe per cdo imtesi mund te me kontaktoni ne numerin tim personal 044-124-522 dhe ne email: abimilk@gmail.com

– Shpresoj qe ta mirekuptoni situaten familjare dhe ky sqarim te publikohet ne portalin tuaj. Une jam i vetedijshem qe ky eshte publikim i nje portal te vetem qe eshte i aferm me nje televizionin privat ne Prizren dhe pastaj eshte shperndare nga potal tjera ne internet. Nuk e di arsyen e vertete pse publikohet nje artikull I tille pa u konfirmuar nga une paraprakisht. Une mund te them si qytetar i Republikes se Kosoves qe do ta kerkoj te drejten time prane gjykates se Kosoves, duke I paditur portal te cilat kane shperndare keto lajme te pasakta” (sic.), ka thënë Fusha në reagimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori