LAJMI I FUNDIT:

Alaba: Nuk kam konsideruar shumë klube, por Real Madridi ishte i pari në listë

Alaba: Nuk kam konsideruar shumë klube, por Real Madridi ishte i pari në listë

David Alaba u konfirmua si një lojtar i Real Madrid të premten pasdite, një vendim që ishte i lehtë për tu marrë sipas vetë lojtarit. Reprezentuesi austriak, një nga lojtarët më të vlerësuar në lojën evropiane, u bashkua pasi skadoi kontrata e tij me Bayern Munchen.

Ylli austriak ka folur për herë të parë si lojtar i Real Madridit, ndërsa tregoi se zgjidhja e tij ishte e lehtë.

“Unë nuk konsideroja shumë klube, por Real Madrid ishte i pari në listën time. Ashtu si Bayern Munich, ai është një nga klubet më të mëdha në botë me një histori dhe traditë të veçantë”, ka thënë fillimisht Alaba për Marca.


Zyrtare: David Alaba, lojtar i ri i Real Madridit
Lexo po ashtu Zyrtare: David Alaba, lojtar i ri i Real Madridit

“Ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm në historinë e Real Madridit dhe shumë fitore dhe tituj të shkëlqyeshëm”.

“Unë dua të bashkohem me ta dhe të vazhdoj këtë histori suksesi me klubin dhe tifozët”, përfundoi austriaku.

Nënshkrimi i Alabas vlerësohet si një goditje e madhe në kryeqytetin spanjoll, në një kohë kur një nxitje e tillë e egos është shumë e nevojshme.

Los Blancos pësoi një fund të vështirë të sezonit, duke humbur La Ligën në ditën e fundit të sezonit dhe u eliminua nga Chelsea në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, Alaba ka fituar dhjetë tituj të Bundesligës në Gjermani, si dhe gjashtë Kupa Gjermane, tre Superkupa Gjermane, dy Liga të Kampionëve, dy Superkupa Evropiane dhe dy Kupa të Botës për Klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Sport
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Premier League
Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Premier League
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori