LAJMI I FUNDIT:

Al Trade Market hap pikën e 7-të në Fushë Kosovë

Sikurse gjithherë që sjell risi e zhvillim, Al Trade Market tani është zgjeruar edhe më shumë duke hapur pikën e 7-të në qytetin e Fushë Kosovës.

Hapja e kësaj pike, e cila e rritë punësimin dhe ofron çmime më të volitshme për produktet e tyre të nevojshme, është bërë në një ceremoni e cila ka zgjatur nga ora 16:00 deri në orët e mbrëmjes. Fillimisht Al Trade Market ka organizuar këndin e lojërave për fëmijë, ku fëmijët kanë shijuar muzikë, vallëzim e pije nën argëtimin e maskotave.

Pas kësaj, Al Trade Market u ka ofruar hapësirë disa brendeve vendore që t’i reklamojnë produktet e tyre në mënyrë që të kontribuohet në rritjen e blerjes së produkteve vendore.

E për fund, nën tingujt e muzikës qytetare dhe në praninë e të ftuarve, në Al Trade Market është bërë edhe prerja e shiritit, me ç’rast Sokol Gashani, pronar, u shpreh i lumtur dhe u premtoi klientëve kualitet dhe plotësim të kërkesave të tyre.

“Sigurisht, kjo edhe tregon një besueshmëri që klientët kanë për firmën tonë dhe po e them me sinqeritetin më të madh që të vetmin borxh që e ndjejë unë është që ta bëj maksimumin për klientin sepse klienti na ka besuar neve. Pjesën më të madhe të klientëve e kemi që edhe jetojnë me familje në objektet tona, e që është një nder i madh. Besueshmëria që na kanë ofruar klientët na shtynë dhe na motivon dhe s’do të ndalemi edhe me pika të radhës që të jemi sa më afër plotësimit të kërkesave dhe një jete më të rehatshme për klientët tonë”, ka shtuar Gashani.

Artikull i sponzorizuar