Aktori i mirënjohur, Al Pacino është bërë baba për herë të katërt.

E dashura 29-vjeçare e aktorit 83-vjeçar, Noor Alfallah, së fundmi solli në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.


Ndonëse nuk dihet ende gjinia e foshnjës, burimet pranë dyshes thanë për median se të dy prindërit janë të lumtur për ardhjen e fëmijës së tyre.

Screenshot 7 28 Foto: Backgrid

Megjithëse burimet nuk specifikuan se në cilën ditë lindi fëmija, Pacino dhe Alfallah u fotografuan duke ngrënë darkë në hotelin Sunset Tower në Los Angeles të mërkurën mbrëma (14 qershor).

Përfaqësuesi i Pacinos kishin konfirmon lajmin për shtatzëninë e Alfallah në maj.

Ndërsa çifti u fotografua për herë të parë në një darkë në prill 2022, burimet thanë për Page Six në atë kohë se ylli i "Godfather" filloi të takohej me producentin gjatë pandemisë COVID-19.

"Ajo ka qenë me Al për disa kohë dhe ata shkojnë shumë mirë", zbuloi një burim.

rtert Foto: Backgrid

“Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem, edhe pse ai është më i madh se babai i saj”, shtuan tutje burimet.

Burimi vuri në dukje se Alfallah "kryesisht takohet me burra të moshuar shumë të pasur".

Veçanërisht, ajo ishte e lidhur më parë me frontmenin e Rolling Stones, Mick Jagger dhe investitorin miliarder Nicolas Berggruen.

Screenshot 8 28 Foto: Backgrid

Sa i përket Pacinos, fituesi i "Oscar" ndan vajzën Julie dhe binjakët Olivia dhe Anton me ish-partneret Jan Tarrant dhe Beverly D'Angelo, respektivisht.

Ylli i "Scarface", i cili nuk është martuar kurrë, ka pasur gjithashtu marrëdhënie afatgjata me Diane Keaton, Lucila Sols dhe më shumë emra të tjerë të njohur.

Pacino e quajti martesën "një gjendje shpirtërore, jo një kontratë" në një intervistë të vitit 2012 me Independent.

"Kur mendoj për ligjin dhe martesën, pyes veten, kur u përfshinë policët?", kishte deklaruar aktori. /Telegrafi/