LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari pranon se ia kërkoi fermerit 300 euro ryshfet për t’ia pranuar dokumentet për subvencione në bujqësi

I akuzuari pranon se ia kërkoi fermerit 300 euro ryshfet për t’ia pranuar dokumentet për subvencione në bujqësi

I akuzuari Blerim Asllani ka pranuar fajësinë se si person zyrtar- inspektor terreni për subvencione, i caktuar përkohësisht me vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, ia kërkoi fermerit të bujqësisë, Nasuf Abazi, 300 euro ryshfet për t’ia pranuar dokumentacionin për përfitimin e subvencioneve në bujqësi.

Këtë deklarim, i akuzuari Asllani, aktualisht zyrtar i lartë për produktet e qumështit dhe mishit në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, e bëri të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjilan, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Shaban Spahiu, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Mbrojtësi i të akuzuari Blerim Asllani, avokati Zjadin Spahiu si dhe prokurori Spahiu nuk e kanë kundërshtuar deklarimin e të akuzuarit.

Po ashtu, as i dëmtuari Nasuf Abazi nuk ka kundërshtuar pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit, ndërsa sa i përket dënimit ka kërkuar nga gjykata të vazhdojë në pajtim me ligjin.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Islam Thaçi ka aprovuar pranimin e fajësisë së të akuzuarit Blerim Asllani, me arsyetimin se pranimi i fajësisë është bërë pas konsultimeve të mjaftueshme me avokatin si dhe me vullnetin e tij.

Më pas, prokurori Spahiu i propozoi gjykatës që me rastin e lartësisë dhe llojit të dënimit, të marrë për bazë të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuari Asllani, avokati Zjadin Spahiu ka kërkuar nga gjykata zbutjen e dënimit, pasi që janë plotësuar të gjitha rrethanat ligjore për zbutjen e dënimit.

I akuzuari Asllani e ka mbështetur në tërësi fjalën e mbrojtësit të tij, duke shtuar se është penduar për atë që ka ndodhur si dhe i premtoi gjykatës se nuk do të përsërisë më vepra të tilla penale.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Thaçi ka njoftuar se shpallja e aktgjykimi ndaj të akuzuarit Blerim Asllani do të bëhet më 20 janar.

Sipas aktakuzës, më 23 nëntor 2020, në Viti, Blerim Asllani, si person zyrtar- inspektor terreni për subvencione i caktuar përkohësisht me vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, për regjionin e Gjilanit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror -financiar, për vete, ka kërkuar nga fermeri i bujqësisë Nasuf Abazi, 300 euro për t’ia pranuar dokumentacionin, për përfitimin subvencioneve në bujqësi, me pretekstin se kinse njëra nga ngastrat sipas dokumentacionit që ka aplikuar, nuk përputhet me të dhënat në terren.

Në aktakuzës thuhet se edhe pse e njëjta ka qenë krejt në rregull, për çka i dëmtuari Nasuf, fillimisht ka refuzuar, duke u sqaruar se dokumentacioni është në rregull edhe me gjendjen faktike në terren, por megjithatë, i pandehuri atë ngastër nuk e ka vlerësuar pozitivisht.

Tutje në aktakuzë thuhet se i dëmtuari është imponuar që fillimisht t’i thotë se po ia jep 300 euro, por në fakt i njëjti për këtë, komunikon përmes mesazheve me Ministrinë e Bujqësisë edhe me policinë dhe kur i pandehuri mëson për këtë, përmes një personi tjetër i dërgon vlerësimin pozitiv edhe për këtë ngastër.

Me këtë, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit” nga neni 421 par.1 të KPRK-së, e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej një deri në tetë vjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori