Naim Smajli i akuzuar për vrasjen e djalit të tij E.S., të hënën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës tha se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për t’u deklaruar.
“Nuk jam në gjendje të jap mbrojtjen time sepse jam duke marr një terapi në burg për kry”, tha Smajli, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kjo kërkesë është aprovuar nga trupi gjykues me ç’rast seanca u ndërpre për të vazhduar gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm.
Paraprakisht, në këtë seancë prokurorja e rastit Besa Limani heqi dorë nga administrimi i CD- si provë, duke propozuar që në vend të CD-ve të administrohen si prova materiale foto-imazhet e nxjerra nga këto CD lidhur e vendin e ngjarjes.
Sipas prokurores, një propozim i tillë vije pasi që nga IT-ja e Prokurorisë i është thënë se ka probleme teknike me CD-të andaj, edhe nga to kanë arritur të nxjerrin vetëm foto-imazhet kryesor nga vendi i ngjarjes të marrë në ditën kritike.
Një propozim i tillë nuk u kundërshtua nga mbrojtësja e të akuzuarit Smajli, avokatja Teuta Zhinipotoku pasi që sipas saj, në këto foto nuk mund të shihet diçka e qartë lidhur me veprimet e të akuzuarit Smajli.
Tutje, trupi gjykues refuzoi propozimin e avokates Zhinipotoku për ekspertizë të re neuropsikiatrike, me arsyetimin se tashmë në shkresat e lëndës ekziston kjo ekspertizë dhe se ekspertët përpilues të saj janë dëgjuar edhe në shqyrtim gjyqësorë.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë me 22 dhjetor të 2022, Naim Smajli rreth orës 17:00 në fshatin Bajçinë, Komuna e Podujevës për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore lidhur me çështje pronësorë me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij tani të ndjerin E.S.
I akuzuari Smajli, sipas aktakuzës, në një distancë të afërt ka shtënë në drejtim të djalit të tij tani të ndjerit E.S.
Me këto veprime Smajli akuzohet nga prokuroria për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.(KPRK).
Gjithnjë sipas aktakuzës Naim Smajli nga data e pacaktuar e deri me datën 13 qershor të 2022, ka mbajtur në pronësi armën e llojit “pushkë automatike” në kundërshtim me ligjin, një mjet shpërthyes, granatë dore dhe me posedimin e tyre i akuzuari Smajli ka kryer edhe veprën penale “Mbajte në Pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë