LAJMI I FUNDIT:

Apeli liron nga fajësia kryetarin e Parteshit

Apeli liron nga fajësia kryetarin e Parteshit

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka liruar nga akuza të akuzuarin D.N. Ky i fundit me 16.10 2017, ishte dënuar më 6 muaj burgim më kusht, nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan, si fajtor për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjykata e Apelit vlerëson se në bazë të gjendjes faktike të vërtetuar në shkallë të parë, rezulton se në veprimet e të akuzuarit, D.N., të cilat i kishte ndërmarrë në cilësi të kryetarit të komunës së Parteshit, nuk përmbushen elementet e veprës penale, në fjalë.

Prandaj, duke pasur parasysh gjendjen faktike të vërtetuar në këtë çështje penale-juridike, Gjykata e Apelit, vlerëson se nuk është e nevojshme procedim i mëtutjeshëm i provave të reja, me qëllim të vërtetimit të fakteve të tjera, apo për shqiptimin e fakteve ekzistuese, andaj, në praninë e fakteve të vërtetuara për aplikimin e drejtë të ligjit penal, kjo gjykatë nxjerrë konkludim tjetër nga ato që ka aprovuar gjykata e shkallës së parë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori