Akuzohet për ngacmim seksual, Russell Simmons: Kujtimi i saj për atë mbrëmje është shumë më ndryshe se i imi

Russell Simmons po akuzohet për ngacmime seksuale të disa femrave në moshë të re.
Ai ka dhënë dorëheqje prej kompanisë muzikore "Def Jam Recordings" dhe "Rush Communications".
Ditën e sotme 60-vjeçari është akuzuar për sulm seksual nga Jenny Lumet, e cila u detyrua të bënte marrëdhënie seksuale me të në vitin 1991.
"Unë kam qenë i informuar rreth akuzave të Jennyt për natën tonë të përbashkët në vitin 1991", tha Simmons.

Ai më tutje kujtoi se "E njoh Jennyn dhe familjen e saj dhe e kam parë edhe disa herë që nga mbrëmja që ajo e përshkroi. Kujtimi i saj për atë mbrëmje është shumë më ndryshe nga i imi. Tani është e qartë për mua se ndjenjat e saj të frikës dhe të frikësimit janë reale", tha Simmons.
Më 19 nëntor, Los Angeles Times publikoi një raport që pohonte hollësira për sjellje të pahijshme seksuale të bëra prej Simmonsit.

Simmons ka mohuar akuzat, duke thënë se "akuzat e pabaza rreth abuzimeve ndaj grave në asnjë mënyrë formë nuk ndikon në sjelljet e mia".
Kujtojmë se Simmons është mik i madh edhe i këngëtares sonë shqiptare Bleona Qeretit, e cila është parë në disa ngjarje të ndryshme në krah të tij. /Telegrafi/


























































