Kryeministri Edi Rama tha se fitorja e Fredi Belerit në Himarë është tregues se kjo qeveri dhe PS nuk ka përdorur mjete të jashtëligjshme për të fituar këtë Bashki. Ai tha se gjithashtu vërteton se akuza e ngritur ndaj Belerit nuk është politike.
“Zgjedhjet në Himarë kanë treguar diçka tjetër, që askush nuk do ta vërë re. Janë zhvilluar me qetësi të plotë, është votuar pa asnjë incident dhe asnjë pengesë, aty ka fituar me një grusht votash kandidati kundërshtar me qeverinë. Dhe kjo hedh poshtë totalisht çdo argument se aty është bërë përpjekje për të marrë me metoda ekstra ligjore dhe ekstra elektorale një fitore që s’ka të bëjë me masën e dhënë nga Gjykata me kërkesë të prokurorisë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Nga ana tjetër, komentet e ashpra të bëra nga Greqia, Rama i justifikoi si deklarata që kanë ardhur për shkak se Athina zyrtare është në zgjedhje. Ai tha se do t’i kthejë një përgjigje kur të përfundojnë zgjedhjet atje. Megjithatë, shtoi se Greqia nuk mund të ndërhyjë në drejtësinë shqiptare.
“Dua të respektoj zgjedhjet në Greqi dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje sepse kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me qeverinë greke për të ngritur një urë të re bashkëpunimi. Do bëj maksimumin, deri sa të reagoj proporcionalisht. Institucionet e drejtësisë mund të kenë të metat e tyre, por askush që nga unë i pari që s’i kam kontestuar, e lëre pastaj nga jashtë Shqipërisë.
Prokuroria në bashkëpunim me policinë kanë arrestuar një kryetar bashkie dhe një kandidat të PS në Bulqizë për një çështje me një akuzë në thelb se çfarë është. As më ka shkuar mendja që të ngre zërin dhe ti kërkoj prokurorisë dhe gjykatës të nxjerrë provat se kështu dua unë dhe kur dua unë. As nuk më ka shkuar mendja të vë në diskutim punën dhe rolin e tyre as më shkon mendja ta bëj këtë gjë. Nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi me idenë se ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë dhe një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë me kombësi greke. Është e njëjta kombësi. Kam dëgjuar shumë dhe kam preferuar të mos flas deri në mbarimin e zgjedhje duke shpresuar që pas mbarimit të zgjedhjeve në Greqi do ketë dialog. Minoritet grek nuk është mish për topat elektoral të askujt, as në Shqipëri as në Greqi”, tha Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës