LAJMI I FUNDIT:

Akuza të reja kundër Diddy-t: Sulm seksual ndaj një të mituri në klub nate

Akuza të reja kundër Diddy-t: Sulm seksual ndaj një të mituri në klub nate

Reperi dhe producenti Sean “Diddy” Combs përballet me akuza të reja për sulm seksual, këtë herë nga një burrë që pretendon se ai u drogua dhe u përdhunua nga Combs në një klub nate në New York në vitin 2012, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Sipas dokumenteve gjyqësore, paditësi, i identifikuar si John Doe, arriti të hynte në klub me një dokument të rremë dhe u ftua në tryezën private të Combs, ku iu shërbyen disa gota vodka.

Ai pretendon se pas konsumimit të pijeve filloi të ndihej i mjegulluar, humbi kontrollin e trupit dhe më pas u çua në një dhomë të pasme ku njerëzit po përdornin drogë dhe shoqëroheshin me punonjëse seksi, shkruan BBC.


P Diddy (Foto: EPA-EFE)

Në deklaratën e tij, ai thotë se ndërsa hynte dhe dilte nga vetëdija, nuk mundi të ndalonte atë që po ndodhte. Ai pretendon se ishte i pambrojtur dhe u përdhunua nga Combs në dhomën e pasme të klubit.

Diddy ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe përmes avokatit të tij ka deklaruar për BBC: “Në gjykatë, e vërteta do të dalë në pah: Z. Combs kurrë nuk ka sulmuar seksualisht apo trafikuar askënd – burrë apo grua, të rritur apo të mitur”.

Ndërkohë, reperi Kanye West ka kërkuar që ish-presidenti Donald Trump ta falë Diddy përpara gjyqit të tij penal federal.

West postoi në X (ish-Twitter) një mesazh të drejtpërdrejtë: “FREE PUFF”, duke shtuar një thirrje drejtuar Trump që të lirojë Diidy-n.

Combs aktualisht përballet me mbi 30 padi civile për sulme seksuale dhe sjellje të pahijshme, ndërsa avokatët e akuzuesve paralajmërojnë edhe më shumë padi në të ardhmen.

Ai ndodhet në një burg të New York-ut në pritje të gjyqit penal federal për trafikim seksual dhe shantazh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori