LAJMI I FUNDIT:

Akuza për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve, jepet masa e sigurisë për mësuesin e arteve pamore në Korçës

Akuza për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve, jepet masa e sigurisë për mësuesin e arteve pamore në Korçës

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për mësuesin e arteve pamore të shkollës “Sotir Gura”, Bledar Duron.

Duro akuzohet për ngacmim seksual të dy vajzave, nxënëse të klasës së 9 të kësaj shkolle, pjesë e kursit të pikturës.

Prej më shumë se 2 muajsh, Bledar Duro ka ngacmuar me mesazhe në aplikacionin “WhatsApp” të dy nxënëset, por më së shumti ka pasur shkëmbime mesazhesh ngacmuese me njërën prej tyre, raporton A2cnn.


Avokati i mësuesit të arteve pamore Kristi Koçibelli e ka konsideruar të pavlefshëm arrestimin në flagrancë të klientit të tij, ndërsa ka kërkuar një masë më të butë se ajo e arrestit në burg, kërkesë e cila nuk është marrë parasysh nga gjykata e cila ka pranuar kërkesën e akuzës për të lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve 43-vjeçarin.

Siç raportojnë mediat tjera në Shqipëri e pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani i përgjigjet Kuvendit: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh

Osmani i përgjigjet Kuvendit: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh

Lajme
Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi

"Ju drejtohem për sugjerime për opsionet e mundshme përpara", letra e plotë e Deharit drejtuar presidentes Osmani

Lajme
Abdixhiku: Seanca duhet të mbahet brenda 48 orëve, nesër nga ora 10:00 deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodh

Abdixhiku: Seanca duhet të mbahet brenda 48 orëve, nesër nga ora 10:00 deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodh

Lajme
Bullgaria mohon përfshirjen në aleancën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Bullgaria mohon përfshirjen në aleancën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Lajme
Lista Serbe thotë se nuk voton qeverinë Kurti

Lista Serbe thotë se nuk voton qeverinë Kurti

Lajme
Kalo në kategori