Me shtrëngimin financiar të kohëve të coronavirusit, akuariumi Pine Knoll Shores në Karolinën e Veriut në SHBA ka vendosur të mbledhë me kova monedhat e hedhura “për fat” në pusin e tij nga vizitorët.

Vendi duhet të mbajë kafshët të shëndetshme e të ushqyera, si dhe të paguajë rrogat e stafit në një kohë kur vizitorët janë reduktuar së tepërmi prej pandemisë.


2 3

Me shtimin e faturave drejtuesit e akuariumit vendosën të veprojnë duke mbledhur rreth 400 litra monedha të “urimeve të mira” të hedhura gjatë viteve nga vizitorët.

3 4

“Monedhat u mblodhën e u ndanë sipas vlerës, dhe tashmë do të përdoren për kujdesin e përgjithshëm të akuariumit gjatë kësaj kohe”, thuhet në një postim të akuariumit në rrjetet sociale.

4 2

Monedhat ishin traditë të hidheshin në ujëvarën 10 metra të lartë të Smoky Mountain, të cilën punonjësit e detyruan ta thanin për t’i mbledhur ato. Paratë e grumbulluara gjatë rreth 14 viteve ishte e vështirë të numëroheshin por pas numërimit final u zbulua se arrinin në rreth 9,000 dollarë.

5 4

Akuariumi njoftoi në rrjetin Facebook se: “Totali i shumës ishte 8,563.71, dollarë” por shtuan se kishin nënvlerësuar shumë kohën që do të duhej për pastrimin, ndarjen dhe shkoqitjen e të gjithë monedhave. /tch/