Aktorja që ndryshoi televizionin me një rol dhe u bë ikonë mode

Sarah Jessica Parker, e lindur më 25 mars, është aktore dhe producente amerikane me një karrierë që zgjat mbi pesë dekada në film, televizion dhe teatër.
Ajo u bë e njohur globalisht për rolin e Carrie Bradshaw në serialin “Sex and the City”, që e shndërroi në një nga figurat më të njohura të kulturës pop televizive.
Për këtë rol, Parker fitoi dy Emmy, katër Golden Globe dhe tre Screen Actors Guild Awards dhe u përfshi në listën e '100 njerëzve më me ndikim të botës' nga revista Time në 2022.

Ajo filloi të luante që në moshë të vogël, duke debutuar në Broadway me 11 vjeç në shfaqjen “The Innocents” dhe më pas në rolin kryesor në “Annie”.
Filmat e saj të hershëm përfshijnë “Footloose” dhe “Firstborn”. Gjatë viteve ’90, ajo luajti në filma si “Storytelling”, “Honeymoon in Vegas”, “Hocus Pocus”, “Ed Wood” dhe “Mars Attacks!”.
Edhe pse “Sex and the City” e bëri të famshme, Parker pranonte se pas episodit në 1997 kishte menduar të heqë dorë nga seriali, duke u frikësuar nga angazhimi afatgjatë.
Ajo ndryshoi mendim pasi u njoh me kostumografen e njohur Patricia Field, duke e parë projektin si mundësi të pafundme.

Roli i Carrie Bradshaw solli famë botërore, por edhe kritika për pamjen e saj që e preku personalisht.
Pas përfundimit të serialit, Parker vazhdoi karrierën me filma dhe seriale të tjera si “Family Stone”, “Home Sweet Home”, “What’s New with the Morgans?”, “New Year’s Eve” dhe “Hocus Pocus 2”.
Në jetën private, Parker ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
- YouTube www.youtube.com
Nga 1984 deri në 1991 ishte në lidhje me Robert Downey Jr., ndërsa nga 1997 është e martuar me Matthew Broderick, me të cilin ka tre fëmijë, përfshirë binjaket e lindura nga një nënë surrogat në 2009. /Telegrafi/





























































