Aktorja e njohur, Nikki Glaser, ka postuar në Instagram foto të realizuara në vitin 2009 dhe ka befasuar ndjekësit me transformimin.

Një foto është bërë në janar të vitit 2009 kur ajo ishte e ftuar në ‘The Tonight Show’, në atë kohë të organizuar nga Jay Leno.


Pranë saj ajo ka vendosur një foto nga i njëjti emision që është realizuar këtë muaj.

Në foton e realizuar 16 vite më parë, ajo ishte 24 vjeçe dhe sapo kishte nisur karrierën si aktore.

Ndryshimi i saj në pamje ndër vite i ka befasuar edhe ata që e ndjekin në platformat sociale.

"Transformim i bukur”, "Sa më shumë të rritesh, aq më mirë bëhesh", "Dukesh gjithnjë e më mirë", janë vetëm disa nga komentet.

Nikki Glaser është një komediane, aktore, prezantuese dhe shkrimtare amerikane, e lindur më 1 qershor 1984, në Cincinnati, Ohio.

Ajo u bë e njohur për humorin e saj të mprehtë dhe të hapur, i cili shpesh trajton tema të tilla si seksualiteti, marrëdhëniet dhe përvojat personale.

Glaser filloi karrierën e saj në qytetin e New Yorkut, ku fitoi shpejt një reputacion si një nga komedianet më të shquara të industrisë. /Telegrafi/