LAJMI I FUNDIT:

Aktorja e famshme nuk i lyen më flokët, sepse nuk i ka problem flokët e thinjur

Aktorja e famshme nuk i lyen më flokët, sepse nuk i ka problem flokët e thinjur
(Foto: Instagram/andiemacdowell)

Andie MacDowell i ka pranuar ndryshimet që vijnë me plakjen dhe vendosi ta ndërpresë ngjyrosjen e flokëve gjatë pandemisë.

“Gjatë pandemisë, mund t’i shihja rrënjët ngjyrë hiri që qëndronin me fytyrën, lëkurën dhe sytë e mi, dhe më pëlqeu. Ndjeva se do të isha më e lumtur. Dhe jam më e lumtur. Më pëlqen shumë”, ka thënë ajo.


Flokët e saj të thinjura tashmë mund të shihen edhe në premiera të ndryshme dhe aktorja e ka shpjeguar arsyen pse ka vendosur të veprojë kështu.

(Foto: Instagram/andiemacdowell)

“Unë i kam 64 vjet dhe kjo është koha e jetës sime. Në fund do të jem gri. Dhe doja ta jetoja këtë përvojë dhe të ndihesha ashtu siç jam në të vërtetë”, ka deklaruar ajo.

Çfarë i bën flokët të thinjen para kohe?
Lexo po ashtu Çfarë i bën flokët të thinjen para kohe?

Aktorja ka treguar se motra e saj e frymëzoi që ta linte natyrën ta bëjë të veten. Motra e saj është 18 muaj më e madhe dhe i ka mbajtur flokët e thinjura gjë që e ka bërë xheloze.

(Foto: Instagram/andiemacdowell)

“Mendova se dukej shumë më e bukur sepse ishte natyrale. Unë isha xheloze”, ka shpjeguar Andie, e cila është nënë e tre fëmijëve.

Në një kohë kur gratë shpesh përdorin filtra për të fshehur të metat e tyre, aktorja pretendon se dëshiron të ndihet më rehat, por pranoi se nuk është gjithmonë e lehtë. /Telegrafi/